Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtypi zviceran: Serbët iu drejtohen shqiptarëve me gjuhën e Millosheviçit! Empty Shtypi zviceran: Serbët iu drejtohen shqiptarëve me gjuhën e Millosheviçit!

Tue 6 May 2014 - 14:09
Gazeta zvicerane “Tribune De Geneve” ka shkruar për lirinë e shtypit. Në artikulllin e saj, kjo gazetë ka analizuar gjendjen e shtypit edhe në Ballkan. Ajo thotë se situata e vështirë ekonomike që përjetojnë vendet e Ballkanit, bëjnë që të kemi një media të uzurpuar nga politika. “Gjatë luftës në ish-Jugosllavi , në shënjestër të regjimit diktatorial të Millosheviçit nuk ishte vetëm civilët , por edhe gazetarët dhe lirinë e shtypit në përgjithësi. Pas konfliktit, përkundër përparimit në proceset demokratike në rajon, liria e shtypit mbetet një shqetësim. Situata e vështirë në nivelin ekonomik dhe politik sot ka bërë që të ngulfas mediat dhe ka arritur ta cenoj pavarësinë e tyre”, ka shkruar gazeta zvicerane. Më tej, në artikull thuhet se serbët akoma përdorin për shqiptarët fjalë fyese dhe ofenduese. Tribune De Genevë shprehet se edhe pse ka shumë vite që ka kaluar koha e diktatorit të Serbisë, Slobodan Millosheviç, sërish gjuha që përdorte ai për shqiptarët është prezente në mediat serbe. Edhe 15 vjet pas regjimit të Millosheviç, mediat e Serbisë, i quajnë luftëtarët e UÇPMB-së “terroristë”. Ata e përdorin këtë term për ish-luftëtarët, edhe pse ata janë shpallur të pafajshëm nga ana e Gjykatës në Beograd. Po ashtu, sipas gazetës zvicerane, këta media përdorin terma paragjykues ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

/Nacional Albania/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi