Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjërat të cilat ju nuk i dinit për dyllin e veshit Empty Gjërat të cilat ju nuk i dinit për dyllin e veshit

Sun 16 Mar 2014 - 18:37
Gjërat të cilat ju nuk i dinit për dyllin e veshit _73516892_c0168170-otitis_media_with_perforated_eardrum-splGjërat të cilat ju nuk i dinit për dyllin e veshit _73591449_earcanal
Dylli i veshit është një nga ato substancat trupore, që nuk është mjaft i dëshirueshëm nga njerëzit. Ashtu si sekrecionet e tjera ai ka një sërë vetish, që sipas një studimi të fundit, tregohet se dylli luan një rol të rëndësishëm për trupin e njeriut. Ai luan një rol të rëndësishëm në shmangien e papastërtive dhe largimin e baktereve nga trupi.

Ja cilat janë 5 gjërat që nuk i dini për dyllin e veshit.

1 . Dylli i veshit ka funksion pastrues, pasi qelizat brenda kanalit të veshit të cilat, lëvizin vazhdimisht në një moment ato vdesin. Por, nëse nuk do të ekzistonte dylli, kanali i veshit do të mbushej me qeliza të vdekura, pasi ato nxirren jashtë nëpërmjet dyllit. Lëvizjet e nofullës nëpërmjet përtypjes, por edhe duke folur bëjnë që dylli të lëvizë dhe të dalë jashtë, duke marrë me vete edhe qelizat e vdekura.

2 . Dylli ka veti antimikrobal

Dylli i veshit sekretohet nga një gjendur që gjendet në kanalin e veshit. Ai përmban vajra të lëmuara, por shumica e tij përbehet nga transformimi i keratinociteve, qelizave të lëkurës së vdekur. Substancat që prodhojnë dyllin kanë një efekt antibakterial, duke mos lejuar bakteret të depërtojnë në brendësi.

3 . Dylli i veshit është i ndryshëm te aziatikët dhe te njerëzit e bardhë. Aziatikët kanë një dyllë veshi që ka 12 komponentë dhe që e bën atë të lagësht. Gjithashtu dyllte veshit te aziatikët dhe te njerëzit e bardhë ndryshon nga era dhe nga ngjyra.

4 . Dylli gjithashtu ka efekt mbrojtës të elementëve që vijnë nga jashtë, si p.sh ujit. Ai e pengon të depërtojë dhe të futet në thellësi. Dylli ndihmon që shumë elemente që tentojnë të hyjnë brenda në vesh i pengon dhe e mbron atë nga dëmtimet.

5 . Dylli i veshit është një diagnostikues i mirë për sëmundejt e ndryshme, nga të cilat mund të vuajë njeriu.



Dylli veshit, si shumë sekrecione të tjera trupore, mund të tregojë gjurmët të toksinave të caktuara në trup. Por, nuk është një mënyrë qind për qind e besueshme dhe për këtë duhet një analizë e thjeshtë gjaku.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi