- KaramelicaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3517
Hobi : Noti!
Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
Anetaresuar : 12/11/2010
Piktorët më të shitur shqiptarë
Mon 17 Jan 2011 - 15:21
Cilët janë artistët që kanë realizuar veprat më të shtrenjta? Ja çmimet e tyre
Ahmeti, Leka, Oseku e Shima, të preferuarit e ekspozitave
Ekspozitat tashmë jo më vetëm për art por edhe për para. Madje, një pjesë e piktorëve më të njohur duket se gjatë kohëve të fundit ekspozojnë vetëm për të fituar para.
Kështu piktorët shqiptarë kanë arritur që arti i tyre të shitet kundrejt shumave me të cilat blihen edhe artistë të huaj. Pavarësisht vështirësive të shumta që ata ndeshin në ekspozimet e punëve të tyre në Shqipëri, ose edhe vështirësive në marrjen pjesë në ekspozita të përbashkëta në vende të huaja, ata kanë arritur të përfaqësohen denjësisht dhe të vlerësohen në çdo vend. Kështu, një grup piktorësh nga Shqipëria, që aktualisht e kanë ekspozitën e tyre në galerinë “Zenit”, janë prezantuar e pritur shumë mirë në panairin e fundit të “Artit modern” në Itali. Një nga ngjarjet që bëri bujë dhe që u shënua në historinë e artit pamor shqiptar ka qenë ajo që lidhet me shitjen e pikturave të Bashkim Ahmetit, piktorit shqiptar që jeton në Amerikë.
43 piktura të shitura nga një ekspozitë
Ahmeti ka thyer një rekord me shitjen e 43 pikturave vetëm në një ekspozitë. Ato kanë qenë piktura që janë blerë kryesisht nga biznesmenë shqiptarë. Për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve shiten të gjitha pikturat e një ekspozite. Kjo ka ndodhur pikërisht me piktorin e ardhur pas nëntë vjetësh nga Amerika, Bashkim Ahmeti. Ky fakt ka lënë me gojë hapur shumë vetë, madje edhe vetë punonjësit e galerisë. Ndër veprat e tij të shitura mund të përmendim ato me titull “Kulla Krystler me hënë”, e punuar me vaj në kanavacë dhe me përmasa 122 x 155 cm. Kjo vepër ka kushtuar 2500 dollarë. Një vepër tjetër ka qenë “Piktori në rrugë”, e punuar me vaj në kanavacë me përmasa 121 x 152 cm, e cila është blerë 3200 dollarë dhe vepra me titull “Pritja”, e punuar me vaj mbi kanavacë, me përmasa 137 x 140, e shitur për 3600 dollarë.
Galeria “Didart”
Përkrah Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ka edhe shumë galeri private, në përmasa më të vogla, por që kanë për qëllim ekspozimin dhe transmetimin e vlerave të artit pamor. Kështu mund të përmendim galerinë “Didart”, që është hapur në muajin qershor të vitit të kaluar. Deri më sot në këtë galeri numërohen tetë ekspozita. Kanë qenë kryesisht ekspozita me nga dy autorë, shpesh të kombinuara, mes një piktori dhe një skulptori. Deri më sot e kanë ekspozuar punën e tyre në galerinë “Didart” 12 artistë. Emrat e tyre janë ndër më të njohurit e artit pamor shqiptar. Kështu, mund të përmendim skulptorin Perikli Çuli, piktorin Gazmend Leka, Kujtim Buzën, Lec Shkrelin, Ardian Isufin, Ardian Peqini, Hasan Nallbanin, Thoma Thomain, Llazar Myzeqarin, Artur Muharremi, skulptori Muntaz Dhrami, dhe së fundi vazhdon të jetë ekspozita e Ardian Çenes. Sipas drejtuesve të saj, kjo galeri synon që me ekspozitat e këtyre piktorëve të promovojë artin figurativ, si dhe të nxisë hapjen e galerive private.
Piktura në galerinë “Zenit”
Në galeritë private nuk bëhet ende ekspozimi i pikturave të grupuara sipas rrymave të ndryshme, të cilave u takojnë piktorët. Sipas Krenar Zejnos, drejtorit të galerisë “Zenit”, kjo ende nuk ka filluar të bëhet në vendin tonë. Arti modern më shume është i prezantuar në ekspozita personale apo të përbashkëta. Ekspozita me titull “Ë…ndërrimi i viteve”, e çelur në galerinë “Zenit”, me pjesëmarrjen e 28 piktorëve, jo vetëm shqiptarë, është prezantuar edhe në Panairin e Artit Modern në Itali. Ndërkohë, shumë nga këto piktura janë shitur. Kështu, vepra e Ali Osekut, e cila ka një konceptim kozmik dhe abstrakt është shitur 1400 euro. Kurse vepra e Gazmend Lekës, e cila ka si specifikë prekjen e figurave dhe trajtimin e tyre nëpërmjët simbolikës me elementë mitologjikë dhe ngjyrë të errët, është shitur 1200 euro. Piktorja Najada Hamza, e cila ka në qendër lajtmotivin e lules duke e ndërthurur atë më tekstilin, është vlerësuar 1400 euro.
Anri Sala, ekspozitë në Angli
Është ndër dhjetë artistët më të mirë në botë për pasqyrimin e ideve të tij nëpërmjet videoartit. Vetëm para pak ditësh mori pjesë në një ekspozitë të çelur në Londër, e cila ka ngjallur mjaft debate. Diskutimi rreth formës dhe mënyrës më të re të artit është bërë edhe më i zjarrtë pas çeljes së ekspozitës “Time Zone” në Londër. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë dhjetë artistë nga e gjithë bota.
Artisti shqiptar, i cili ka kohë që ka pushtuar galeritë botërore, këtë herë paraqitet në këtë ekspozitë me peizazhet natyrale, të sjella nëpërmjet videove, në forma, mënyra dhe ngjyra të ndryshme. Por ajo që ka ngjallur mjaft diskutime ndërmjet artistëve në këtë ekspozitë ka qenë e vetmja pikëpyetje, a është art i vërtetë një video arti apo jo?
Tirana, nëpërmjet videoartit të Salës
Një artist tjetër që punon në mënyrë shumë të qartë dhe të pastër me pasazhe natyrale të kohës është edhe Anri Sala. Ai përdor punën me anë të videove, por është pak e vështirë të thuhet që në fillim çfarë përdor dhe sa i egër është përdorimi i dritave apo hijeve në punët e Anri Salës. Çdo gjë vjen e fokusuar, drita vërtitet si një engjëll me një shpejtësi të vogël dhe rivale me errësirën, duket si një person që i vjen vërdallë një vendi ku ke shkuar me pushime. Sala ka përfshirë në artin e tij varfërinë e një qyteti që ndoshta do t’u takonte vendeve të botës së tretë. Dhe konkretisht ai ka përfshirë qytetin e tij të lindjes, Tiranën, në momentet e ndryshimeve të saj të mëdha. Kështu, ai sjell një nga momentet kyçe të ndërrimit të sistemeve. Natyra përfundon me një ditë melodioze, ashtu si jeta e cila dalëngadalë shuhet dhe venitet pa u kuptuar. Kjo punë që mban brenda vetes shumë pjesë të bukura, provokon jo pak dhe të kujton se si mund të luajnë imazhet dhe se sa domethënëse janë ato.
Piktorët më të shitur
Bashkim Ahmeti
“Don Kishoti”
8000 dollarë
“Romancë me të kuqe dhe blu”
6000 dollarë
“Zbritje” 4000 dollarë
Ali Oseku
Vepra më e shitur e tij kap çmimin 1400 euro
Najada Hamza
Vepra më e shitur e saj kap çmimin
1400 euro
Gazmend Leka
Vepra më e shitur e tij kap çmimin 1200 euro
Orion Shima
Vepra më e shitur e tij kap çmimin 1000 euro

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi