Vetëvaret në shtëpinë e tij 23-vjeçari
Mon 24 Mar 2014 - 6:50
PUKË-Një djalë 23-vjeçar i ka dhënë fund sot jetës së tij, duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poravë të Pukës, ku i riu është gjetur i vdekur në banesë nga familjarët e tij. Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të vrasë veten, ndërkohë që policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi D.Faslia.
Policia po heton rreth ngjarjes, dhe pritet të merren në pyetje familjarët si dhe të njohur të 23-vjeçarit, për të zbuluar më tepër rreth shkaqeve të mundshme të kësaj vetëvrasjeje. Policia dyshon se mund të kenë qenë kushtet e vështira ekonomike, ato që mund ta kenë shtyrë të riun të vetëvaret, ose ndonjë konflikt personal.
/Shekulli Online/ E.B./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi