Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lum apo ylber?  Empty Lum apo ylber?

Mon 24 Mar 2014 - 6:53
Lum apo ylber?  Lumi%203Lum apo ylber?  Lumi%204Lum apo ylber?  Lumi%201Lum apo ylber?  Lumi%202
Cano Cristales është një nga bukuritë më të veçanta natyrore që rrjedh nga Sierra de la Macarena, në Andet e Amazonës në Kolumbi. Ky lum përshkon 100 kilometra para se të përfundojë në ujin e lumit Guyabero, duke ofruar një pamje unike në botë.

Kjo rrjedhë uji, e njohur ndryshe si “ylberi transparent”, apo “lumi me pesë ngjyra”, në disa momente të vitit popullohet nga alga të ndryshme, ngjyrat e të cilave përcillen nëpërmjet ujit.

Nga muaji shtator deri në muajin nëntor, në ujërat e tij shfaqet një algë e njohur si Macarenia Clavigera, e cila i ofron lumit larmi ngjyrash, mes të kuqes, të verdhës, jeshiles dhe portokallisë.

Lumi kolumbian shndërrohet kështu në një panoramë unike me larmishmëri ngjyrash, duke u bërë një atraksion i vërtetë turistik. Algat dhe myshqet transportohen nga rrymat për dhjetëra kilometra, duke krijuar një ylber ngjyrash.

Përveç këtij spektakli unik të natyrës, në zonë ekzistojnë edhe shkëmbinj ndër më të vjetrit në botë, ndërsa bota e florës dhe faunës është tejet e pasur. Në këtë zonë mund të gjenden 420 lloj zogjsh, 10 lloj amfibësh, 43 lloj gjarpërinjsh etj.

/Shekulli Online/ E.B./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Lum apo ylber?  Empty Re: Lum apo ylber?

Mon 24 Mar 2014 - 13:38
Cfare bukurie.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi