Homoseksuali italian denoncon 2 kopshtarët shqiptarë
Thu 27 Mar 2014 - 22:45
Një homoseksual italian ka denoncuar dy shqiptarë, me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale dhe ata i kishin bërë shantazh me videot e regjistruara
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për shantazh ndaj një shtetasi italian. Mësohet se shqiptarët për të fituar të holla kanë pas kontakte seksuale me disa homoseksualë italianë, ku të gjitha skenat e seksit i kishin filmuar për t’i bërë shantazh atyre.
Lami bëhet i ditur nga sajti i specializuar i homoseksualëve italianë “gay.itnews”, i cili njofton se dy kopshtarë shqiptarë herë pas here kishin raporte homoseksuale me një pensionist italian, 59 vjeç.
Në takimin e fundit në një hotel në Provincën e Vertellit ata i tregojnë italianit fotot dhe videot e takimeve të mëparshme. Ata e kërcënojnë italianin se nëse ai nuk do t’u jepte 20 000 euro këto “materiale” do bëheshin publike. Italiani i martuar e me fëmijë u zu ngushtë dhe pranoi.
Më pas, ai njoftoi karabinierët, të cilët u ngritën një kurth shqiptarëve zhvatës. Kur pensionisti takoi shqiptarët dhe ata i kërkuan 20 000 eurot, ndërhynë karabinierët duke i arrestuar në flagrancë dy “kopshtarët” shqiptarë.
Atyre iu gjetën 5 celularë, në të cilët krahas filmimeve me italianin kishte edhe filmime të tjera të raporteve homoseksuale me të tjerë persona. Karabinierët vazhdojnë hetimet për të tjera viktima të mundshme të dy shqiptarëve.
Për shqiptarët e sapo mbërritur vite më parë në Itali, një nga mënyrat për të fituar para kollaj ishte edhe ofrimi i shërbimeve seksuale për homoseksualë italianë kryesisht në moshë të shkuar.
/Shekulli Online/ E.L./

- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Homoseksuali italian denoncon 2 kopshtarët shqiptarë
Fri 28 Mar 2014 - 10:54
ee Me kete mund te "mburemi" si Shqiptare. hajde Patriota Shqiptare ku jeni ju te moderuarit.. Ajeni te kenaqur me kete sepaku se ma me Labin e bet Mongol eme lloj lloj ofendimesh..
- Dy shqiptarë dhe një italian masakrojnë në Mikono turistin italian
- Këndvështrimi italian mbi emigrantët shqiptarë në Itali
- Kryeministri Italian pro prostitucionit të vajzave shqiptare
- Rreh për vdekje prostitutën shqiptare, pranga 37-vjeçarit italian
- Skandali, spitali italian nuk pranon të kurojë gruan shqiptare me leuçemi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi