Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Siria dhe problemet tona të pazgjidhura Empty Siria dhe problemet tona të pazgjidhura

Fri 28 Mar 2014 - 15:52
Roald A. HYSA
(Kurioziteti mediatik mbi shqiptarët që shkojnë në Siri është më shumë se sa kuriozitet. Një numër i saktë i atyre që kanë shkuar atje nuk jepet, ndërkaq zhurma bëhet sikur po shkulen të gjithë nga xhamitë drejt Sirisë. Prindër të zemëruar, që mundohen të kuptojnë fëmijët e tyre dhe njëkohësisht t’i shfajësojnë ata në publik, si në kohën e fletë-rrufeve komuniste.Një imazh i deformuar ku ka një Islam të mirë dhe një Islam të keq po përpiqet t’i shërbehet publikut, dhe këta të këqijtë t’i dëbojmë e t’i internojmë.)

Një fjalë e urtë popullore thotë: Çudia më e madhe zgjat tre ditë. Por gjithmonë për çdo rregull ka edhe një përjashtim. Më 11 mars pas një aksioni të koordinuar të policisë, me prokurorinë dhe SHISH ndalohen 7 të dyshuar me akuzat për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare. Qysh prej asaj dite e deri në këto momente kur po shkruhen këto rreshta vazhdon “një kuriozitet” i paparë mediatik ndaj këtyre akuzave dhe çfarë po ndodh në dy xhami “të palegalizuara”. Në të gjitha mediat tashmë janë realizuar emisione investigative për të marrë vesh: “Pse shkojnë në Siri Shqiptarët”. Shumë përgjigje janë dhënë dhe njëkohësisht shumë hipoteza janë hedhur, duke ngritur shumë pluhur. Ndërkaq prej shumë kohësh hoxhallarët dhe KMSH e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre rreth shkuarjes së Siri, në mënyrë të qartë e të prerë.
Megjithatë kjo me sa duket nuk i ka mjaftuar publikut, të cilit po i  serviret si diçka e re, si një problem i sapohapur dhe po terrorizohet e demonizohet nëpërmjet shkuarjes në Siri të disa njerëzve. Një nga pyetjet që ngrihet si pasojë e gjithë kësaj zhurme të pasosur mediatike, sa është numri i atyre që kanë shkuar në Siri? Asnjë nuk jep shifra të sakta dhe nuk ka informacione të konfirmuara nga agjenci kompetente. Vërehet se po jepen shumë informacione që kanë depërtuar nëpër media dhe që përmendin si burim Prokurorinë apo SHISH, dhe ajo që të bën përshtypje është se “të ndaluarit” janë akoma nën hetim. Në momente të caktuara heshtet, për shkak se të akuzuarit janë nën hetim dhe në momente të tjera çuditërisht “harrohet” hetimi dhe vazhdohet me hamendjet, dhe vetëm me hamendje. Hamendje, të cilat vetëm i shtojnë fobitë njerëzore.
Tashmë gazetat dhe televizionet nuk kanë lënë skutë pa hyrë e pa rrëmuar, dhe disa ekspertë juristë me të drejtë kanë tërhequr vëmendjen, se po flitet për persona në moshë madhore. Publikut po i serviren prindër të zemëruar, të cilëve iu kanë ikur “pa leje” djemtë! Ligjërimi i një imami dhe disa veprime të tij po ofrohen si modele sjellje për një bashkësi të tërë, kur në fakt është krejtësisht e kundërta. Një bashkësi e tërë po nxihet e po demonizohet, duke keqpërdorur 2 veta. Flitet për rekrutime dhe na serviren edhe bisedat e bëra nëpër FCB e internet, por në fakt kuptohet nga këto biseda, se ato janë më tepër personale me njëri-tjetrin se sa thirrje që gjejnë një jehonë të përgjithshme.
“Qeveria e ze lepurin me qerre” dhe tashti po shohim çudira. Tërheqja e vëmendjes së publikut nga problemet reale ekonomike e sociale është një nga pistat e analistëve kritikë të këtij veprimi. Nuk është për t’u habitur, sepse është një marifet i njohur mediatik prej kohësh dhe i përdorur me sukses.  Vetëm se të gjithë harrojnë që e gjithë kjo gurgule që po bëhet është në dëm të shqiptarëve dhe të imazhit të tyre. Të kthesh gishtin tregues ndaj bashkëatdhetarëve të tu, për më tepër që ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në Siri apo në ndonjë vend tjetër, ndërsa jetën dhe aktivitetin tonë e kemi lidhur me këtë vend dhe të ardhmen e tij, tingëllon shumë groteske.
Vazhdimisht apologjetët muslimanë janë vënë përpara bankës së akuzuarve dhe jo të një bashkëbisedimi për të arritur në ura komunikimi. Na është dashur shpesh të sqarojmë, se Islami është paqe dhe se xhihadi nuk është vetëm luftë me armë, porse është një luftë në përmirësimin e vetes dhe të shoqërisë e vendit ku jetojmë. Megjithatë në të gjitha gazetat dhe edicionet e lajmeve depërton e njëjta pamje, e njëjta etiketë: 7 të arrestuar me mjekra dhe mjekra si stereotip i terrorit. Merren si shembull nga analistët drejtuesit e sotëm të KMSH-së, të cilët nuk kanë mjekrra dhe janë të pranueshëm në shoqërinë e sotme, por harrojnë se baballarët e Pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë me mjekrra: Ismail Qemali, Haxhi Vehbi Dibra, Babë Dudë Karbunara etj. Po ashtu edhe Hafiz Sherif Langu, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, e shumë hafizlerë të tjerë të nderuar, të cilët sakrifikuan me jetën e tyre për këtë vend. E të pafytyrë dalin e thonë, që këta njerëz paguhen për të mbajtur mjekrra. Le të shohin fobitë e tyre…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi