Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letër drejtuar Obamës: Nuk menaxhojmë dot problemet tona, jo armët e Sirisë Empty Letër drejtuar Obamës: Nuk menaxhojmë dot problemet tona, jo armët e Sirisë

Wed 13 Nov 2013 - 21:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Letër drejtuar Obamës: Nuk menaxhojmë dot problemet tona, jo armët e Sirisë SiriAsgjësimi i armëve kimike në Shqipëri ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët, por edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë ngritur edhe në protesta. Një qytetare e Shqipërisë i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, ku i tregon për problemet e vendit tonë dhe për pasojat shkatërrimit të armëve kimike në vend.

“ I dashur President Barack Obama. Unë jam një qytetare thellësisht e shqetësuar, si miliona shqiptarë, të cilët janë tronditur nga lajmi, se armët kimike toksike vdekjeprurëse, arsenal i regjimit të Asadit do të zbarkojë në brigjet shqiptare”, kështu e nis letrën një vajzë shqiptare e quajtur Armela Bega.

Ajo thotë se, vendi ynë i vogël me një sipërfaqe prej 28.000 km2 ka këto probleme: Është i mbipopulluar, me infrastrukturë të dobët, me probleme të panumërta në çdo sektor të ekonomisë, shëndetësi, arsim, mjedis, bujqësi, turizëm, duke luftuar për mbi dy dekada korrupsionin dhe krimin e organizuar të pllakosur në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Sipas saj vendimi për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri do të kishte një ndikim të madh negativ mbi mjedisin. Potenciali vdekjeprurës do të ketë ndikim si në jetën e shqiptarëve dhe në mjedisin për rreth.

Ajo i tregon Obamës edhe për marrëdhëniet miqësor të hershme mes dy vendeve, por oferta e SHBA-ve për të sjellë armët kimike të Sirisë në vend nuk mund të pranohet.

Ajo tregon edhe arsyet se pse duhet të refuzohet kjo ofertë. Vendi ynë është më i varfër në Evropë dhe kjo marrëveshje e rrezikon seriozisht atë. Ajo thotë se si mundet një vend si yni të merret me menaxhimin e mbeturinave dhe gazit sirian, kur nuk menaxhon dot mbeturinat dhe shkatërron dot materialet kimike të trashëguar nga komunizmi? Letra tregon edhe rastin e “Gërdecit”, i cili mori jetët e disa njerëzve të pafajshëm nga paaftësia e autoriteteve për të menaxhuar si duhet armët. Po për gjithë këtë arsenal, kush i garanton shqiptarët se nuk do t’i ndodhë asgjë. Sipas kësaj qytetare, këto armë janë fataliste për jetët e popullit shqiptar. Ajo tregon edhe për efektet që do të kenë armët kimike në vendin tonë për breza me radhë.

‘Nëse në Shqipëri do të vdesin, do të vdesin për shkak të politikanëve të saj’, kështu përfundon letra drejtuar Obamës.

/www.begaa.wordpress.com/Shekulli Online/ E.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Letër drejtuar Obamës: Nuk menaxhojmë dot problemet tona, jo armët e Sirisë Empty Re: Letër drejtuar Obamës: Nuk menaxhojmë dot problemet tona, jo armët e Sirisë

Thu 14 Nov 2013 - 17:41
Dua te shtoj edhe une dy fjale mbeshtetur mbi letren drejtuar zotit Barak Obama...

Pervec demtimit njerezor prej armeve kimike, kryhet edhe demtimi miqesor perderisa kaq "respekt" keni per Shqiperine ju Amerikane, Europiane, Aziatike e Afrikane qe vecse plehra dhe shkaterrime na ofroni!!!

Perpiquni te vleresoni me sakte mbi te miren dhe te keqen...
Aty ku shkaterroni bombat atomike, aty te shkaterroni edhe bombat kimike!!!

Seriozisht, Shqiptari i Shqiptarise.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi