Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nesër fillon matja verore e kohës Empty Nesër fillon matja verore e kohës

Sat 29 Mar 2014 - 15:10
Nesër do të ndryshohet ora dhe akrepat do të shkojnë një orë më përpara. Në orën dy të mëngjesit të së dielës do t’i ndryshojmë akrepat e orës për një orë më përpara, ose në orën tre.Përllogaritja verore e kohës në Evropë do të vazhdojë deri në të dielën e fundit të tetorit, ndërsa kjo bëhet me qëllim që gjatë ditës të ketë më shumë dritë.Është praktikë që nëse akrepat lëvizin për një orë përpara në pranverë, atëherë në vjeshtë ata lëvizin një orë mbrapa.Thuhet se ky sistem është propozuar në vitin 1905 nga William Willett, kurse për herë të parë gjerësisht është aplikuar në vitin 1916 si masë kohore ushtarake për kursimin e qymyrit....B.koha
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nesër fillon matja verore e kohës Empty Re: Nesër fillon matja verore e kohës

Sun 30 Mar 2014 - 0:55
Ndryshon ora, 60 min më pak gjumë
Nesër fillon matja verore e kohës Ndryshimi%20i%20ores
Duke nisur nga dita e nesërme të gjithë do të flemë një orë më pak gjumë, kjo për shkak të ndryshimit të orës. Mëngjesin e nesërm, pikërisht në orën 02:00 akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Ky ndryshim do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit.

Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore, dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike. Kështu dita do të zgjatet një orë më shumë, dhe nata do të jetë një orë më e shkurtër. Kjo do të thotë që do të kemi më tepër kohë për të bërë gjërat që duam, dhe më pak kohë për të fjetur.

Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit Tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë më pas, duke na paraprirë kështu sërish stinën e dimrit.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi