Mendja njerëzore, e pajisur me aftësinë për të dalluar gënjeshtrën
Sun 30 Mar 2014 - 19:27
Një grup psikologësh ka gjetur se qeniet njerëzore kanë një instinkt të lindur kur bëhet fjalë për të dalluar gënjeshtrat. Ata sugjerojnë se mendja e pavetëdijshme mund të jetë e pajisur mirë me një dallues të saktë të gënjeshtrës.Një ekip i udhëhequr nga Dr. Leanne Brinke nga Universiteti i Kalifornisë u dha 72 studentëve video për të kapur “të dyshuarit” në një skenë false kriminale, në të cilën vidhet një faturë prej 100 dollarësh nga një raft librash. Të gjithë aktorët në video e mohuan vjedhjen e parave, ndërsa vëzhguesve iu tha që të identifikonin gënjeshtarin. Ai u identifikua në 43% të kohës. Më tej pjesëmarrësve iu treguan dy foto të të dyshuarve dhe iu tha që të lidhnin fjalët si “i besueshëm/i ndershëm” ose “i pabesueshëm/i pandershëm” me fytyrat e tyre. Në këtë test, pjesëmarrësit performuan edhe më mirë.
Dr. Brinke tha se “Mundet që ne të marrim vendime të përditshme në lidhje me ata njerëz me të cilët ndërveprojmë, ndaj vendosim të bëhemi miq me disa njerëz dhe jo me të tjerët, ose vazhdojmë të dalim me disa dhe jo me të tjerë, apo të punojmë më tepër me një pjesë dhe jo me pjesën tjetër.”
"Ndoshta një pjesë e këtyre vendimeve lidhet me shqisën tonë intuitive se disa njerëz me të cilët zgjedhim të ndërveprojmë, po na gënjejnë,” shton ai.
/Shekulli Online/L.B./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi