Vdekja e Zezë nuk është përhapur nga pleshtat
Sun 30 Mar 2014 - 21:54
Arkeologët dhe ekspertët e forenzikës, të cilët kanë ekzaminuar 25 skelete të zhvarrosura në Clerkenwell afër Londrës një vit më parë, besojnë se e kanë zbuluar të vërtetën për natyrën e Vdekjes së Zezë që pushtoi Britaninë e Madhe dhe Evropën ka mesi i shekullit të katërmbëdhjetë.
Analizat e trupave dhe kafkave të regjistruara në Londër u ka dhënë fund dyshimeve për “faktet” se çdo nxënës i shkollës fillore ka mësuar me dekada se: epidemia ishte shkaktuar nga disa sëmundje që janë përhapur nga insektet e minjve.
Tani, provat e marra nga mbetjet e trupave që janë gjetur në sheshin Charterhouse, në veri të qytetit të Londrës, kanë zbuluar një tjetër shkaktar të sëmundjes së lisë: vetëm një infeksion nga ajri mund të jetë shpërndarë dhe të ketë vrarë aq shpejtë njerëzit.
Lija arriti në Britani nga Azia qendrore në vjeshtën e vitit 1348 dhe deri në pranverë të vitit tjetër kishte vrarë gjashtë nga dhjetë njerëz në Londër.
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se për t`u shpërndarë aq shpejtë, sëmundja është dashur të hyjë në mushkëritë e viktimave të cilët ishin të keq ushqyer dhe pastaj është shpërndarë nga teshtimat dhe kollitjet e tyre.
Doktor Barney Sloane gjeti se gjitha testamentet e Qyteti të Londrës është dashur të regjistrohen në Gjykatën e Hustingsit. Ato e shtynë të besojnë se 60 për qind e londinezëve ishin mbytur nga sëmundja.gazetaexpress
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi