Lushnje, plagoset 15-vjeçari, u godit me sëpatë nga kushëriri i tij
Thu 3 Apr 2014 - 21:26
LUSHNJE – Një 15-vjeçar është plagosur rëndë pasditen e sotme në Lushnje, pasi u qëllua me sëpatë nga kushëriri i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjes, ku 15-vjeçari E.S. është qëlluar me sëpatë nga djali i xhaxhait pas një konflikti.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, pasi familjet e tyre janë në konflikt për një pronë.
Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ndërsa 15-vjeçari i plagosur u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për kurim më të specializuar.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të plagosjes.
(er.nu/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi