Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Durrës, këputet ashensori i pallatit, vdes 3-vjeçarja, plagoset kushëriri i saj Empty Durrës, këputet ashensori i pallatit, vdes 3-vjeçarja, plagoset kushëriri i saj

Fri 21 Jun 2013 - 21:45
DURRES – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e këputjes së një ashensori në një pallat të ri në lagjen numër 1. 
Durrës, këputet ashensori i pallatit, vdes 3-vjeçarja, plagoset kushëriri i saj Policia-Durres
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në pallat është dëgjuar një zhurmë e madhe, si pasojë e këputjes së kavove të ashensorit. Pas kontrollit në ashensorin e rrëzuar u gjetën dy fëmijë 3–vjeçarë, të cilët kishin plagë të rënda në trup. Ata u transportuan menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, por vajza nuk mundi të mbijetonte, ndërsa kushëriri i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë. 

Mësohet se fëmijët kishin hipur në ashensor të pashoqëruar nga të rritur. Shkak i rënies së ashensorit është bërë këputja e kavove mbajtëse të tij, ç’ka ka sjellë edhe këtë ngjarje të rëndë, me pasojë vdekjen e 3-vjeçares, S.Bekici. 

Sipas banorëve që jetojnë në këtë pallat 10-katësh, i ndërtuar vitet e fundit, nuk kishte administrator për kontrollin periodik që i bëhet gjendjes teknike të ashensorit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 5 persona. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se gjatë orëve në vijim pritet të kryen edhe arrestime. 

/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi