- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Partia e Drejtësisë kërkon bllokim të faqeve të internetit me përmbajtje pornografike
Thu 3 Apr 2014 - 22:31
Partia e Drejtësisë, gjegjësisht deputeti i kësaj partie, Jeton Svirca u ka bërë thirrje organeve në kompetente Kosovë, që të detyrojnë kompanitë e ofrimit të sherbimit të internetit, që t’i bllokojnë të gjitha faqet e internetit me përmbajtje pornografike.
Kjo sipas tij, do të mund të bëhej “duke vendosur një filtër” në serverin prej nga bëhet shpërndarja e internetit.
“Pornografia ka ndikim negativ në shëndetin emocional dhe mendor të fëmijëve, është një falsifikues për dashuri erotike dhe intimitet. Gjithashtu ruan imazhet që nuk mund të fshihen asnjëherë, ndihmon agresionin seksual, mund të çojë në mishërim, si dhe mund të çojë në rritjen e egërsisë”, citohet të ketë thënë Svirca në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Përveç këtyre, ai ka shtuar se një fenomen i tillë “mund të shkaktojë ose nxisë përdhunimin, personi mund të vuaj nga skizofrenia, si dhe mund të vie deri tek sjellja vetëvrasëse”.
Ai gjithashtu ka shtuar se rëndësi e veçantë do të duhej t’i kushtohej edhe edukimit në familje, shkollë, shoqëri dhe edukimit nëpërmjet mediave. /Telegrafi/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi