Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Po kërkoni partnerin ideal? Përdorni nuhatjen! Empty Po kërkoni partnerin ideal? Përdorni nuhatjen!

Fri 4 Apr 2014 - 23:17
Aroma tregon sekretet jetësore të shëndetit të një partneri të mundshëm
Mënyra ideale për të gjetur dashurinë e vërtetë është duke mbajtur erë sqetullat Të gjithë mendojnë për dashurinë me shikim të parë, por ka shumë shqisa të përfshira në të dhe shqisa e nuhatjes është më e fuqishmja. Sipas shkencëtarëve, aroma e një personi mund të tregojë nëse ai gëzon shëndet të mirë. Kjo do të thotë se aroma mund të jetë e rëndësishme në zgjedhjen e partnerit.

Për të testuar këtë teori, u organizua një natë takimesh, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg. Pjesëmarrësve iu dha mundësia për të nuhatur aromën e njëri-tjetrit dhe për të zgjedhur aromën e preferuar. Atyre iu kërkua ta gjykonin të panjohurin edhe nga zëri. Doli se shumë gra pëlqenin zërat me ton të plotë, pasi ata tingëllonin më mashkullorë, ndërsa meshkujt pëlqenin zërat me timbër të lartë.

Njerëzit bien në dashuri plotësisht me aromën e dikujt dhe ajo bëhet si drogë. Arsyeja e kësaj lidhet me lokusin MHC, një kompleks gjenesh që përcaktojnë aromën e dikujt. Ky kompleks përcakton edhe mangësitë e sistemit imunitar, pra, aftësinë për të luftuar sëmundjet. Njerëzit janë të programuar të tërhiqen nga dikush që ka një set të ndryshëm të këtij kompleksi, në mënyrë që pasardhësi i tyre të ketë shanse më të mëdha për të luftuar sëmundjet.

Njerëzit mund ta dallojnë një partner potencial nga aroma e sqetullave, nëse ata janë është gjenetikisht të përputhshëm.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi