Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këtë muaj Marsin mund ta shohim nga afër Empty Këtë muaj Marsin mund ta shohim nga afër

Sun 6 Apr 2014 - 14:21
Këtë muaj Marsin mund ta shohim nga afër Marsi_525hhty1
Prilli është muaji më i mirë për 2014-ën për të parë planetin e kuq. Në fakt, herën e fundit kushtet ishin po kaq të mira për të parë planetin Mars, në Dhjetor të vitit 2007.

Shpjegimi për këtë është tepër i thjeshtë. Toka dhe Marsi rrotullohen rreth yllit tonë mëmë bashkë me orbitat e tyre të ndryshme. Ndërkohë që planetit tonë i duhen 365 ditë për të plotësuar rrotullimin e tij rreth Diellit, Marsit i duhen 687. Kjo mospërputhje do të thotë se planetet shpenzojnë kohën e tyre në distanca të ndryshme nga njëri-tjetri dhe në pjesën më të madhe të kohës në pozicione të ndryshme në lidhje me Diellin.

Por, pak a shumë çdo dy vjet, këto pozicione alinjohen duke bërë që Toka dhe Marsi të jenë relativisht pranë. Kjo ndodh gjatë kohës që planetet janë më pranë njëri tjetrit, që ne banuesit e Tokës kemi mundësinë të shohim Planetin e Kuq.

Ajo çka është më e bukur në “kërcimin” midis Tokës dhe Marsit është fakti se është në ndryshim konstant. Për shkak se plantetet alinjohen një herë në 2 vite e dy muaj, data ku Marsi do të jetë pranë nesh ndryshon gjatë gjithë kohës, ashtu sikurse dhe distanca midis planeteve.

Megjithatë, ky fenomen do të jetë prezent gjatë gjithë muajit Prill, por në veçanti, janë dy data që duhet t’i shënoni në kalendar. E para është më datë 8 Prill kur Toka do të kalojë mes Marsit dhe Diellit. Në këtë konfigurim të veçantë qiellor, Marsi parashikohet që të jetë në pozicionin e tij “të kundërt/opozit”, pozicionuar në të kundërt të Diellit në qiellin tonë, Marsi ngrihet në lindje gjatë kohës që Dielli ulet në horizont në perëndim, ku faqja e tij e kuqe do të ndriçohet tërësisht nga ylli jonë.

Data e dytë është 14 Prilli, kur Marsi dhe Toka do të jenë më pranë njëra tjetrës. Nëse keni mundësinë që gjatë këtij muaji t’ia dedikoni një natë qiellit, kujdesuni që të jetë pikërisht kjo datë. Jo vetëm që planeti i kuq do të jetë i dukshëm pas më shumë se 6 vitesh, por do të koiçidojë edhe më ekslipsin e plotë hënor. Por ka edhe më shumë, pasi Hëna dhe Marsi në fakt do të shfaqen përkrah njëra-tjetrës. Eklipsi hënor do të nisë më datë 14 Prill në orën 4:37.

/express/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi