5 mënyrat sesi mund të na transformojnë paratë
Sun 6 Apr 2014 - 14:39
Termi “sëmundje e kamjes” (afluenza) – e përshkruar si “një sëmundje shoqërisht e transmetueshme, e dhimbshme dhe ngjitëse që vjen nga mbingarkesa, borxhi, ankthi dhe humbja, që rezulton nga ndjekja e paepur e parave” – përdoret shpesh për të shprehur përbuzjen tonë kulturore për konsumatorizmin. Shpesh ky term përdoret me shaka, por mund të jetë shumë më i vërtetë sesa shumica prej nesh mund të mendojnë.
Ai është përdorur si një mbrojtje në një gjyq të bërë së fundmi në Teksas, ku një 16-vjeçar pretendoi se pasuria e familjes së tij mund ta përjashtonte nga përgjegjësia për vdekjen e katër njerëzve. Ai shpëtoi me 10 vjet me lirim me kusht dhe terapi, për të cilën do të paguante familja e tij. Psikologu Dick Miller, që ishte në rolin e dëshmitarit të mbrojtjes, argumentoi se djali vuante nga “sëmundja e kamjes”, e cila mund ta ketë penguar të kuptonte plotësisht pasojat e veprimeve të tij.
Kjo sëmundje, qoftë reale apo imagjinare, tregon se paratë me vërtetë ndryshojnë gjithçka, ndaj ata që i përkasin klasës së lartë sociale priren ta shohin veten shumë më ndryshe nga të tjerët. Pasuria dhe ndjekja e saj është lidhur me sjelljen imorale – dhe jo vetëm në filmat si “Ujku i Wall Street”!
Psikologët që studiojnë impaktin e pasurisë dhe pabarazisë në sjelljen e njerëzve kanë gjetur se paratë mund të ndikojnë fuqishëm në mendimet dhe veprimet tona, diçka për të cilën nuk jemi aq të vetëdijshëm.
Ja 5 gjëra që duhet të dimë për psikologjinë e parave dhe pasurisë.
1. Më tepër para, më pak empati
Studimet kanë treguar se pasuria nuk shkon bashkë me empatinë dhe mëshirën. Njerëzit me status më të ulët ekonomik janë më të mirë se ata me status të lartë në leximin e shprehive të fytyrës, një tregues i rëndësishëm i empatisë.
2. Pasuria mund ta mjegullojë gjykimin moral
Një studim në Berkeley gjeti se në San Francisko, ku ligji kërkon që makinat të ndalojnë në kryqëzim për t’i lejuar kalimtarët të kalojnë, shoferët e makinave luksoze ishin katër herë më pak të prirur sesa ata të makinave më pak të shtrenjta për të ndaluar. Po ashtu, ata ishin më të prirur t’u prisnin rrugën shoferëve të tjerë.
3. Pasuria mund të lidhet me varësinë
Pasuria është lidhur me prekshmërinë më të madhe nga problemet e varësisë. Studimet kanë gjetur se fëmijët adoleshentë të prindërve që u përkisnin shtresave të larta socialekonomike kishin më tepër gjasa t’i mbanin problemet brenda tyre, çka lidhej me abuzimin më të madh me substancat. Edhe në moshë të rritur, të pasurit pinë 27% më tepër sesa më të varfrit.
4. Vetë paratë mund të bëhen një varësi
Ndjekja e pasurisë mund të bëhet një sjellje kompulsive. Një nevojë kompulsive është mbledhja e parave, e cila shpesh konsiderohet si “sjellje e varur”. Edhe fiksimi për të harxhuar para është një proces varësie i lidhur me paratë.
5. Fëmijët e pasur mund të kenë më tepër probleme
Fëmijët që rriten në familje të pasura mund t’i kenë të gjitha, por kjo mund të ketë kosto të lartë. Fëmijët më të pasur priren të jenë më të stresuar sesa ata që vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta dhe janë në risk më të lartë për ankth, depresion, çrregullime të të ngrënit, vjedhje dhe tradhti. Po ashtu, mund të jenë të prekur nga abuzimi me marijuanën.
/Shekulli Online/L.B./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi