- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
Tue 8 Apr 2014 - 17:01
Xhamitë janë kthyer në një institucion përzgjedhës të kandidatëve politikë rol nga i cili nuk kanë ndërmend të heqin dorë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë
Nëse nacionalizmi do jetë një bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë diçka tjetër: feja islame. Shqiptarët janë identifikuar, në të shkuarën me islamin, por deri më sot ata nuk e kanë përdorur atë për arsye politike. Gjatë pjesës së pare të shekullit të kaluar, nevoja për t’u shkëputur nga perandoria osmane e dobësoi islamin shqiptar. Më pas, komunizmi e ndaloi fenë bashkë me pluralizmin. Por në vitet e fundit islami është kthyer në një gjendje më shumë se një fe. Ai është më i fortë se përpara njëqind vitesh, sepse është konvertuar në një reagim ndaj nevojës së shoqërisë për modernizim dhe evropianizim, prirje këto të cilat, në thelb, synojnë indirekt deislamizimin e Shqipërisë. E di që shumëkush nuk do binte dakord me këtë term. Shqipëria nuk është një vend islamik dhe nuk ka arsye të deislamizohet. Por kur flas për deislamizim nuk kam parasysh defetarizimin e vendit, por ndarjen nga një traditë e vjetër e raportit me punën, me familjen dhe me shtetin.
Kur sheh Shqipërinë e sotme dhe e krahason me vende në të cilat islami nuk ka shkelur, e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Shqipëria shkëlqen me kaotizimin dhe mungesën e rregullit. Më mirë se kudo, këtë tipar e kam kuptuar para disa vitesh, në Palestinë. Duke ecur rrugëve të Gazës më dukej sikur isha në Elbasan, në Kukës, ose në Laç. Të gjitha dyqanet të mbyllur me qepena hekuri, burra të ulur në trotuar me shapka dhe kur binte muzgu, asnjë grua në rrugë. Errësira, ose shuarja e jetës së provincës, që vjen më shpejt në qytetet orientale, ishte njëlloj si në Shqipëri. Zakonisht errësira vjen më shpejt kur gratë futen në shtëpi më herët, ç’ka është një normë e islamit. Edhe sot, kur pyes veten si ka mundësi që dy vende të cilët s’kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin të ngjajnë kaq shumë, kam vetëm një përgjigje: tradita islame sipas së cilës koha është hyjnore dhe jo njerëzore, ose e thënë ndryshe, bindja se çdo gjë që duhet të bëhet tani mund të bëhet edhe më vonë. Italiani Edmondo de Amiçis e ka përshkruar më bukur se kushdo raportin e islamit me punën, në librin e vet të rrallë Stambolli. Koha për turqit ka kuptim tjetër nga ai që ka për ne. Në Evropë, pushimi është ndërprerja e punës, ndërsa në Stamboll, puna është ndërprerja e pushimit.
Prandaj deislamizim, sipas meje, është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe jo ndarja nga islami. Ndarja nga normat fetare që përcaktojnë marrëdhënien e njeriut me punën, me martesën, me Zotin dhe me natyrën është një proces që gjithë Evropa e ka kaluar, ose po e kalon, me shpejtësi më të madhe se ne.
Disa vite më parë, duke folur për këtë temë, një deputete franceze, më tha se Franca është një vend i dekristianizuar. Dhe në të vërtetë kështu është. Duke parë se si jetojnë evropianët sot. Kisha në Evropë nuk ka fuqinë që ka pasur. Pyetja: “Duhet apo nuk duhet Kisha?”, është sot më e fortë se kurrë. Në fakt, pyetja më e drejtë do të ishte: Për çfarë duhet kisha sot? A ka ndihmuar dot ajo që jeta e njeriut të zgjatet, siç ka bërë mjekësia? Jo. Sepse Kisha është marrë gjithë jetën, me jetën pas vdekjes. A ka ndihmuar Kisha që shoqëritë të jenë më të hapura dhe njerëzit më të barabartë. Jo. Sepse Kisha, edhe sot, ndihmon me zell që të përjashtohen nga shoqëria homoseksualët, gratë dhe ata që duan të jetojnë pa familje. Kisha është homocentriste. I jep përparësi burrave ndaj grave. A e ka ndihmuar Kisha njerëzimin të luftojë varfërinë, urinë dhe etjen? Jo, sepse megjithëse keq dhe me shumë vonesa, këtë detyrë e kanë bërë shtetet. A ka ndihmuar Kisha që njerëzimi të lëvizë më shpejt, të komunikojë më shumë dhe të zbulojë territore të reja? Jo, sepse historikisht shkencëtarët janë sulmuar nga Kisha. Sikur njerëzimi t’i ishte bindur Kishës, ndoshta sot nuk do dinim asgjë për kozmosin, nuk do i njihnim qelizat që përbëjnë trupin e njeriut, nuk do kishim celularë, avionë, mikroskopë, teleskopë dhe popullsia e botës do shtohej në proporcion të barabartë me aktet seksuale, për sa kohë që abortet dhe prezervativët mbeten armiqtë më të mëdhenj të Kishës.
Evropa e ka kuptuar me kohë se dekristianizimi, ose defetarizmi i shoqërive i shtyn ato përpara. Në të kundërt, fetarizmi i pengon, u ngre pengesa dhe kufij të cilët shoqëria duhet t’i kapërcejë për të ecur më shpejt duke kufizuar paragjykimet e mendjes, supremacinë e gjinive dhe limitet e shkencës. Fetë janë një trashëgimi kulturore më shumë se një trashëgimi materiale. Ato janë histori, janë gjeografi, por nuk janë ekonomi dhe, aq më pak, mënyrë jetese. Siç thoshte një filozof anglez, marksizmi ishte islami i shekullit të 20-të ndërsa sot, islami, është marksizmi i shekullit të 21-të. Pra, njëlloj si marksizmi, islami po kthehet në një ideologji reaguese. Kryesisht kundër mënyrës perëndimore të jetesës, ç’ka do të vazhdojë edhe për disa dekada, duke arritur pikun dhe organizimin e vet edhe në vende evropiane ku popullsitë e besimit islam po shtohen për shkak të emigracionit.
Prandaj evropianizimi i Shqipërisë kalon, detyrimisht, nga deislamizimi, siç ka kaluar edhe në Evropë nga dekristianizimi. Dhe pa dashur të zgjatem në një argument shekullor për rolin dhe dobinë e fesë në zbutjen e njeriut, dua të them se Shqipëria e ka të detyrueshëm kapërcimin në këtë proces, megjithëse nuk mendoj se ai ka për të ndodhur edhe për shumë vite. Sepse sot jemi duke u islamizuar më shumë se ç’mund ta parashikonim përpara njëzet vjetësh dhe kjo për disa arsye.
Dështimet e shpeshta për modernizim dhe evropianizim e kanë forcuar islamin që sot përfaqëson lëvizjen e nëndheshme të shoqërive shqiptare, si në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. Është pothuajse një lëvizje politike. E heshtur, por shumë aktive. Në Maqedoni ai përfaqëson një mundësi për identitet të ndryshëm nga maqedonasit dhe, për këtë arsye, është shumë i suksesshëm. Atje islami është një kufi mes etnive dhe popujve. Në Kosovë ka terren të fortë për shkak se kosovarët besojnë se ishte feja islame që i shpëtoi nga asimilimi serb, ndërsa në Shqipëri islami është një reagim ndaj varfërisë dhe, deri diku edhe ndaj Evropës. Sidomos në të ardhmen nevoja për ta përdorur islamin si një reagim ndaj Evropës do të shtohet. Komunitete të shumta shqiptare jetojnë çdo ditë nën frymëzimin e besimit islam i cili, duke shfrytëzuar decentralizimin e vet, depërton në zonat e varfra, ushqen, arsimon, jep shpresë dhe ngroh ëndrrat e shumë shqiptarëve të dekurajuar nga varfëria dhe mungesa e së ardhmes. Ka shumë liderë të komunitetit islam që jetojnë me shpresën e një organizimi politik, të cilin shumë shpejt do ta arrijnë. Në formën e partive politike me ngjyrim të qartë fetar. Si në Turqi. Suksesi që arriti partia e Erdoganit në dhjetë vitet e fundit nuk erdhi vetëm për shkak të reformave ekonomike. Ishte nevoja për t’iu kthyer një tradite fetare pra, një mënyrë jetese, e cila sipas turqve të sotëm i dha lavdi dhe pushtet perandorisë osmane për pesë shekuj. Radikalët myslimanë shqiptarë e shohin modelin e shtetit turk si një busull dhe mezi presin që ta aplikojnë atë. Në një kuptim, Shqipëria po turqizohet, sepse megjithëse para njëqind vjetësh u shkëput nga perandoria osmane, asnjëherë nuk u deosmanizua. Në dhjetë ose njëzet vitet e ardhshme, partitë me tendencë islame do të jenë prezente në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm duke provokuar krijimin e partive me karakter fetar të besimeve të tjera, por edhe duke dominuar koalicionet e reja elektorale.
Shqipëria e ka mbjellë farën e partive me karakter etnik dhe është shumë afër ditës për të pritur, madje mirëpritur, parti me theks të fortë fetar. Kosova ka sot dy parti islamike të regjistruara legalisht dhe një deputet të zgjedhur në parlament. Kur kjo erë të fryjë, do jetë e pamundur të ndalet dhe, klasa politike, do hyjë në garë se kush do t’i mbështesë më shumë, për t’i pasur aleatë për vota dhe pushtet.
Në dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ato lokale dhe parlamentare, dy partitë e mëdha konkurruan përveç të tjerash, se cila më shpejt se tjetra do ndërtonte xhaminë më të bukur në Tiranë. Të dyja projektet u anuluan, respektivisht nga palët, sepse u ndërtuan vetëm për qëllime elektorale, ç’ka e rrit nevojën e islamikëve për t’u organizuar dhe për t’i arritur qëllimet e tyre me mjete autonome politike. Numri i xhamive është shumë i madh dhe vazhdon të shtohet me shpejtësi. Në njëzet vjet, përveç pallateve për banim, asnjë lloj tjetër ndërtimtarie nuk ka pasur më shumë sukses se xhamitë. Këto ditë u mësua se janë gati 650 xhami pa leje në Shqipëri. A duhet të marrësh leje për t’u falur? – do pyeste dikush. Në një shtet laik, po, do thoshte shumëkush. Pothuajse në çdo fshat të Shqipërisë, xhamia është kthyer në një institucion që ka zëvendësuar të gjitha institucionet që gjeti aty: policinë, mensën, shtëpinë e kulturës dhe shkollën. Është bërë e udhës që udhëheqësit fetarë, përpara zgjedhjeve, t’i udhëzojnë ndjekësit e tyre se për cilin kandidat apo parti duhet votuar, ç’ka ishte një normë, sidomos në zgjedhjet e fundit. Të premten përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar pothuajse në çdo xhami të rëndësishme të vendit u fol për politikë. Xhamitë janë kthyer në një institucion përzgjedhës të kandidatëve politikë rol nga i cili nuk kanë ndërmend të heqin dorë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit, në të gjitha xhamitë e Elbasanit ku kandidoja për deputet, u shpërnda një fletushkë me 6 faqe kundër meje duke më akuzuar për fyerje të islamit, ç’ka nuk mund të them se nuk dha efekt në votim. Disa ditë më parë myftiu i Prishtinës thoshte se ai po bëhet gati të kandidojë për president të Kosovës, pasi numri i njerëzve që do ta mbështesin nuk krahasohet me atë të çdo politikani. Gjatë konfliktit të fundit në Siri, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë rekrutuar mbi 1000 shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në emër të Xhihadit dhe kundër regjimit të Asadit. Në fakt ata nuk po luftojnë kundër një diktature të vjetër dhe laike për shkaqe demokratike, por për të ndërtuar një diktaturë fetare: Shtetin Islamik të Shamit, mes Irakut dhe Sirisë, zona të cilat, pasi i kanë pushtuar, i kanë futur nën ligjin e Sheriatit. Ata po kërkojnë të ndërtojnë modelin e një shteti që nuk e kanë në vendin e tyre, por që do kishin dashur ta kishin.
Çudia është se, bashkë më burrat, në Siri, kanë shkuar edhe shumë gra dhe fëmijë, gjë që do thotë se rekrutimi nuk bëhet vetëm mbi baza fetare, por edhe pagese, ç’ka vetëm një hap e ndan lëvizjen islamike në Shqipëri nga ajo e një partie të organizuar politike, ose të një grupi që mund të reagojë me forcë në të ardhmen për të mbrojtur të drejtat e veta. Xhamitë jo vetëm kanë rekrutuar besimtarë dhe i kanë paguar ata, por edhe u kanë mësuar disiplinën ushtarake. Në disa xhami janë gjetur armë, çka dëshmon se vrulli islamik për t’u mobilizuar sapo ka nisur. Nuk është çudi që në të ardhmen ky vrull të kthehet në inat. Mundësitë janë, paratë importohen, besimtarët shtohen, radikalët forcohen, ndërsa shtetet dobësohen. Dhe pastaj përkulen.
Devotshmëria ndaj besimit islam është më e ndjeshme tek të rinjtë, ç’ka duket se po e kthen islamin në modë. Kam parë shumë të rinj që e ndajnë kohën e tyre mes xhamisë dhe internetit. Pa pushim. Dikush mund të thoshte se ç’të keqe ka kjo. Unë nuk marr përsipër të gjykoj nëse është mirë ose është keq, pavarësisht se e njëjta gjë nuk ndodh në Poloni, Rusi, ose Greqi, vende në të cilat roli i fesë, për arsye të njohura, është shumë i fortë. Unë përpiqem të përshkruaj një tendencë, e cila duke prekur më shumë brezin e ri, do të ketë efekte më afatgjata mbi shoqërinë dhe të ardhmen e saj. Dhe islami do ketë më shumë ndikim në të ardhmen se ç’ka patur në të shkuarën. Për hir të së vërtetës, në të shkuarën, islami nuk ka pasur asnjë ndikim politik, edhe për faktin se Shqipëria që nga Fan Noli e deri më sot ka votuar disa herë për kryeministra të besimit të krishterë.
Pjesë nga libri “Hëna e Shqipërisë”
(Mapo)
http://www.gazetaexpress.com/opinione-dhe-editoriale/shqiperia-po-turqizohet-parti-islamike-shpejt-ne-kuvend-7065/

Re: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
Tue 8 Apr 2014 - 17:02
Sa te smur jan keto islamofob..! per gjynah..
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
Wed 9 Apr 2014 - 11:29
Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi, ka vlerësuar për Kohën Ditore se Shqipëria ndodhet mes Lindjes politike të modelit rus shtetformues dhe Lindjes fetare, të modelit turk të Erdoganit, ku siç thotë ai, liritë dhe të drejtat janë të mohuara.
Politikani dhe shkrimtari nga Shqipëria Ben Blushi, prej disa vitesh njihet me qasjen e tij anti-islame. Së fundmi në librin e tij publicistik “Hëna e Shqipërisë” ai thotë se feja islame do ta rrezikojë Shqipërinë.
Ai në një intervistë tjetër të botuar para dy ditësh në Gazetën SHQIP, thotë se, “ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupimet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. Është pothuajse një lëvizje politike”. Sipas tij, “në qoftë se shoqëria ka kaq shumë nuancë të fortë me theks fetar siç po e shikojmë në Turqi dhe ne s’jemi shumë larg, siç po e shohim në Shqipëri ditët e fundit se ne po shohim që feja furnizon terrorizëm apo shpërndan armë aty ku s’duhet. Shoqëria ka një tendencë për të prodhuar një fetarizim të theksuar”.
Ben Blushi pati provokuar rëndë myslimanët edhe me romanin "Të jetosh në ishull" të botuar në vitin 2008. /SHENJA/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
Wed 9 Apr 2014 - 20:13
Nuk kane vdekur shqiptaret qe te turqizohet Shqiperia...
Vec se islami po vdes me u be parti politike...
Vec se islami po vdes me u be parti politike...
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
Fri 25 Apr 2014 - 15:41
Ky eshte vetem nji paragjykim apo mendim i nji Islamofobi..
se Islami kuren e kures nuk eshte e as qe do te beher partipolitike..
po as shqiptaret nuk kan me u turqizuar e as me u arabizuar.. por edhe komonista nuk do te mbeten dhe argjat te serbeve e te grekve asnjiher..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi