Studentja e mjekësisë fiton vendin e parë në “Miss Anglia”
Wed 9 Apr 2014 - 1:33
Një studente mjekësie thotë se ka gjetur një mënyrë të re për t’u kujdesur për njerëzit, duke u shndërruar në një mbretëreshë bukurie. Carina Tyrrel, 24 vjeç, e cila është në vitin e pestë të studimeve të mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se vendi i parë në finalen e “Miss Anglisë” i dha asaj një shans që “të jepte diçka nga vetja”. “Ka aq shumë kuptim për mua fitorja e kurorës së Missit të Anglisë, saqë dua t’i jap shumë vendit tim. Të jesh një Miss nuk ka të bëjë vetëm me atributet fizike, ti duhet të jesh e bukur në brendësi dhe të kesh një zemër bujare. Miss Anglia është një ambasadore e bukur e vendit”, u shpreh ajo.
Ajo konkurroi me 12 vajza të tjera dhe arriti të triumfonte.
“Unë jam një person përkujdesës dhe gjithmonë përpiqem t’i ndihmoj njerëzit sa më tepër të mundem. Mendoj se fitorja e këtij konkurrsi do të më japë mundësinë t’i ndihmoj njerëzit në një mënyrë të re”, përfundon ajo.
Carina, e cila u kurorëzua si Miss Anglia në fundjavë, është marrë me modeling, por pa ndërprerë studimet e saj. Ajo është presidente e “Shoqatës për Shëndetin Botëror” në universitet, e cila ka filluar një projekt për të ndihmuar të pastrehtët në Kembrixh.
/Shekulli Online/L.B./

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Studentja e mjekësisë fiton vendin e parë në “Miss Anglia”
Wed 9 Apr 2014 - 1:45
Kur them une qe infjermjeret jane gocat me seksy.
E bukur goca urime
E bukur goca urime
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi