Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

NRG Band pretendojnë vendin e parë në “Top Fest”  Empty NRG Band pretendojnë vendin e parë në “Top Fest”

Fri 25 Feb 2011 - 20:04
Grupi i njohur kosovar “NRG Band” të cilët së fundmi u paraqitën në festivalin “Top Fest 8” me këngën e tyre ‘Rina’, në një intervistë për “Zëri” kanë thënë se pretendojnë të zënë vendin e parë në këtë eveniment muzikor.“Vitin e kaluar morëm pjesë me këngën ‘Duame’, por edhe pse nuk fituam çmimin e rëndësishëm, kënga u bë hit i madh. Edhe kësaj radhe ne marrim pjesë që kënga të pëlqehet, por natyrisht që pretendojmë edhe çmimet kryesore, pse jo edhe vendin e parë”, është shprehur Meti i grupit NRG Band.“NRG Band” kanë treguar se emri i këngës ‘Rina’ nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë emër të caktuar, por është vetëm një përshtatje teksti.“Na është bërë shpesh kjo pyetje nga mediat, por duhet të sqaroj se nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë emër kushtuar ndonjë femre. Thjesht iu është përshtatur tekstit të këngës”, ka thënë Meti. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi