Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Lideri i NRG Band akuzohet për përdhunim: Nuk e njoh vajzën  Empty Lideri i NRG Band akuzohet për përdhunim: Nuk e njoh vajzën

Thu 31 May 2012 - 10:10
Lideri dhe solisti i grupit të njohur NRG Band është përfshirë këto
ditë në një skandal aspak të këndshëm. Bëhet fjalë për një padi të
ngritur nga Gjykata e Prishtinës për abuzim seksual me një të mitur, që e
përkthyer në terma më të thjeshtë do të ishte “akuzë për përdhunim”.
Bëhet fjalë për Besnik Çakën, i cili akuzohet se në fund të tetorit
2008, në Prishtinë, në një motel të quajtur “Rama Petroll” ka
keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçe.
Sipas ligjeve kosovare, kjo vepër penale dënohet nga 1 deri në 10 vite
burg.
Lideri i NRG Band akuzohet për përdhunim: Nuk e njoh vajzën  Nrg-300x199
Besnik Çaka duhej të paraqitej në Gjykatën e Qarkut
në Prishtinë, në datën 30 prill 2012, por, sipas organeve të
drejtësisë, policia kishte dështuar ta sillte atë në sallë dhe për
pasojë seanca është shtyrë. Besniku pritet që të dalë para gjykatës për
konfirmimin e aktakuzës në datën 30 maj 2012, por mesa kemi mësuar ai
faktikisht nuk ndodhet në Kosovë. Në këtë padi bëhet e ditur se janë të
përfshirë edhe 7 persona të tjerë, të cilët dyshohen për të njëjtën
vepër penale edhe pse jo në bashkëveprim me liderin e NRG, Besnikun.
Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë publik nga policia, mendohet
që ka qenë viktimë e këtij abuzimi në vitet 2007-2008.
Reagimi i Besnikut: Nuk e kam idenë për ç’vajzë flitet

Ka qenë i gatshëm të na japë një prononcim anëtari i NRG Band, lidhur
me këtë çështje, pavarësisht distancës. Ai ka mohuar të ketë dijeni në
lidhje me këtë akuzë, por ka shtuar se çdo gjë do ta marrë vesh
pikërisht në datën 30 maj, kur të shkojë në gjykatë dhe të njihet me
faktet që do i paraqiten.

Besnik, mund të na thuash sesi qëndron çështja nga ana jote?

Faleminderit për mundin tuaj në kërkim të së vërtetës, që
fatkeqësisht nuk mundem të them për pseudo gazetarët në Kosovë që bëjnë
copy-paste pa më kontaktuar. Siç duket, një padi është ngritur kundër
meje në vitin 2008, dhe tani më 30 maj do të mbahet seanca dëgjimore
për, apo kundër, procedimit të padisë. E gjitha kjo që keni lexuar në
mediat e Kosovës janë të pavërteta dhe për këtë arsye rezervoj të
drejtën time për të ngritur padi ndaj të gjithë atyre që publikojnë
thashetheme me qëllim të njollosjes së moralit tim.

Kush e ka ngritur këtë padi ndaj teje? A e njeh vajzën për të cilën flitet?

Nuk e di fare përveçse më 30 maj do ta kuptoj se kush ka ngritur padi kundër meje para 4 vitesh.

Nuk e ke idenë se kush të ka paditur?

Jo nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë para 4 vjetëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi