Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Machiato Band dhe Labi sjellin këngën “Maska” Empty Machiato Band dhe Labi sjellin këngën “Maska”

Fri 1 Apr 2011 - 1:24
Grupi “Machiato Band” pas një mungese për më shumë se një vit në skenën tonë muzikore, rikthehet me një këngë të re dhe videoklip.Kënga e cila është e punuar tërësisht nga grupi dhe me tekst të Genc Prelvukajt do të vijë në
bashkëpunim me këngëtarin Labinot Rexha, i cili jeton në Zvicër.“Ne kemi provuar disa këngëtarë për këtë këngë, por kemi zgjedhur Labinot Rexhen për shkak të përshtatjes në këngë dhe zërit të tij i veçantë dhe shumë i mirë”, ka thënë anëtari i grupi “Machiato Band”, Dardan Gjinolli.Kënga e cila mban titullin “Maska” do t’i realizohet edhe videoklipi i cili do të punohet nga “Max Produktion” në Shqipëri.“Të premten do të fillojnë xhirimet e videoklipit në Shqipëri, ndërsa brenda dy javësh do të jetë i gatshëm edhe promovimi i këngës e cila do të bëhet me një organizim të veçantë në një nga lokalet e Prishtinës”, është shprehur për gazetën tonë solisiti dhe saksafonisti i grupit.Për bashkëpunimin e këngës fjalë të mira nuk ka ngurruar të japë edhe këngëtari Rexha. Ai ka thënë se është kënaqësi që është pjesë e këtij projekti.“Ne jemi shumë të kënaqur deri më tash më këngën. Besoj se videoklipi vetëm do tazbukurojë edhe më shumë këtë këngë. Unë i falenderohem grupit “Machiato Band” që më kanë zgjedh mua që të jam në këtë këngë dhe besoj që se bashku do të kemi sukses dhe kënga do të pritet mirë nga audienca”, ka deklaruar këngëtari i muzikës zbavitëse – popullore, Labinot Rexha.Grupi “Machiato Band” edhe më herët kishte bërë një gërshetim të zhanrit të tyre muzikor më këngëtarin Ramadan Krasniqi ku ata patën një sukses të madh. Dardan Xhinolli ka pohuar se këto bashkëpunime janë këngë të cilat kërkohen në treg por pa i ikur stilit të këngëve që grupi ka prodhuar deri më tash.“Këngët tona janë këngë që i pëlqen publiku. Ne të gjithë jemi të shkolluar për muzikë me fakultete dhe magjistratura dhe vetë shkollimi ynë nuk na lejon që të bëjmë çfarëdo këngë, ne mundohemi që kënga të këtë vlera por edhe të jetë e pranushme në publik”.
Kemi të punuara edhe tri këngë të tjera
Sipas Dardanit, grupi “Machiato…” vazhdon të jetë i bashkuar dhe të këtë harmoni brenda tij. Ai ka theksuar se grupi ka të përgatitura edhe tri- katër këngë të tjera por që dëshiron t’ i lansojë kohë pas kohe.
“Njëra nga këngët është shumë e mirë dhe presim që publiku do ta pëlqejë, mirëpo tash për tash dëshirojmë që ta promovojmë sa më mirë këtë këngën e re e pastaj do të shohim se kur të publikojmë edhe ndonjërën prej këngëve tjera”, thotë ai. Ndryshe nga shumë grupe kosovare që shohim duke qenë pjesë e festivaleve, “Machiato…” nuk e kemi parë asnjëherë.
“Drejt me ju thënë ne jemi edhe profesor të muzikës dhe nuk po gjejmë kohë dhe as mundësi që të marrim pjesë nëpër festivale, sepse festivalet kërkojnë prova, angazhime dhe për të i humbur ato ditë, ne na kushtojnë shumë dhe nuk i shohim si profitabile”, ka nënvizuar Dardan Gjinolli.
“Machiato band” përbëhen nga katër anëtarë: Dardan Gjinolli, Bekim Hallaqi, Ardian Qehaja dhe Filonid Gjikolli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi