Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Koha për të harruar fjalëkalimet tuaja online? Empty Koha për të harruar fjalëkalimet tuaja online?

Sat 12 Apr 2014 - 22:14
Ditët që ne i ruajmë fjalëkalimet e ndryshme të portaleve sociale në mendje tonë janë të memorizuara. Për disa vjet ne jemi në gjendje të hyjmë në llogarinë online bankare, thjesht duke përdorur një tatuazh elektronik në krahun tonë, ose një pilulë që, duke e gëlltitur, transmeton një fjalëkalim nëpërmjet murit të stomakut tuaj. Prototipa funksionale të këtyre produkteve tashmë ekzistojnë. Ka shumë arsye pse. Kur ‘kriminelët’ futen për të vjedhur fjalëkalimet, lista e ofruesit të shërbimit i mbyll të gjitha kodet e hyrjes përdoruesve të saj, gjithsesi ata mund të vendosin në mënyrë sekondare me mijëra fjalëkalime në të njëjtën kohë me ndihmën e softuerit të veçantë.

“Heartbleed” ka futur problemin e pasigurisë së fjalëkalimeve në qendër të vëmendjes edhe një herë këtë javë. Gjatë dy vjetëve të fundit, hajdutët kanë rrëmbyer të dhëna dhe një pjesë e tyre përmbajnë informacione mbi fjalëkalimin.

Disa firma të teknologjisë, janë duke u bërë thirrje njerëzve që të ndryshojë të gjitha fjalëkalimet e tyre, veçanërisht për e-mail-in. Fjalëkalimet mund të futen në ‘grackë’, kjo ndodh kur përdoruesit mashtrohen nga faqe të rreme të bëra posaçërisht për t’u dukur si të ligjshme. Rreth 50.000 faqet vidhen çdo muaj, gjë që çon në vjedhje të internetit që arrin në 1.5 miliardë dollarë çdo vit.

Njerëzit, gjithashtu kanë tendencë të zgjedhin fjalëkalimet që janë të lehtë për t’u mbajtur mend. Kjo do të thotë se ata janë të lehtë për t’u gjetur. Kompania e Sigurisë Kaliforniane “Imperva” tregon se, gjatë një shkelje të sigurisë janë zbuluar 32 milionë fjalëkalime.

Një fjalëkalimin që përmban gjashtë shkronja të vogla bëhet me shumë lehtësi ‘pre’ për t’u vjedhur sesa një fjalëkalim me 11 shkronja ( të mëdha ose të vogla, numra apo karaktere speciale). Rregulli me fjalëkalimet është i thjeshtë: Sa më komplekse të jetë, aq më i mirë është niveli i sigurisë që ofron. Shpesh, përdoruesit priren të përdorin të njëjtin fjalëkalim për shërbime të ndryshme. Nëse ju regjistroheni për një llogari në një faqe interneti të parëndësishme, fjalëkalimi juaj mund të bjerë në duart e kriminelëve, të cilët më pas do të mund të hynin në llogarinë tuaj online bankare.

“Problemi është se njerëzit thjesht kanë shumë fjalëkalime për të kujtuar. Kur kam biseduar me konsumatorët dhjetë vjet më parë, ata më thanë se, kishin katër ose pesë fjalëkalimet për të kujtuar”, - thotë Michael Barrett , zyrtari më i lartë i “PayPal”.

/Shekulli Online/S.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi