Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Të harruar nga koha të vlerësuar nga skamja, bunkerët hidhen në erë për skrap

Tue 8 May 2012 - 21:08
Korçë, 8 maj 2012, NOA- Bunkerët e regjimit komunist që deshën aq kohë
dhe mund për tu ndërtuar të lënë jashtë kujdesit dhe në harresë, kanë
gjetur ata që dinë ti vlerësojnë.

Në vështirësi ekonomike dhe në prag të skamjes dy 18 vjeçar nga Korça përfunduan në prangat e policisë për shkatërrim bunkerësh.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al, se të
ndaluarit janë Emiljano Dapshi dhe Anesti Biba banues në Leskovik.

Mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi dy të rinjtë në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, janë kapur duke shkatërruar me lëndë plasëse artizanale
bunkerë, në fshatin Cerckë të Ersekës për të marrë hekurin për ta shitur
për skrap.

Nga ana e policisë thuhet se gjatë ndalimit djemve iu gjetën dhe
sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 8,13 metër
fitil zjarrpercjelles, 31 copë kapsolla detonatore, një sasi plehu kimik
(nitrat) dhe disa litra nafte.

Për veprën e konsumuar ndaj Emiljanos dhe Anestit nisën hetimet për
veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vjedhje”.

a.y/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Re: Të harruar nga koha të vlerësuar nga skamja, bunkerët hidhen në erë për skrap

Tue 8 May 2012 - 21:09
Po cfare beni o te degjeneruar, ata bunkere u ngriten me gjak per mbrojtjen e Atdheut dhe ju i shkaterroni per mend te kokes!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi