Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët Empty Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët

Tue 19 Mar 2013 - 12:36
Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët F1_bunkers1363603209

Enver Hoxha ishte një diktator paranoik. Gjatë sundimit të tij katërdhjetëvjeçar në Shqipëri, përveç shqiptimit të dënimeve me vdekje e burgim të gjatë për këdo që vihej kundër tij, ai kishte organizuar edhe ndërtimin e më shumë se 700 mijë bunkerëve, që i bie një për katër banorë në vendin e tij. Të ndërtuara me programin “Bunkerizimi”, këto strehimore u braktisën pas përmbysjes së komunizmit. Bunkerët nuk janë shfrytëzuar asnjëherë, meqë kërcënimi ushtarak i imagjinuar i Hoxhës, nuk arriti asnjëherë dhe kohëve të fundit Shqipëria u është shmangur atyre, duke u marrë me gjëra tjera të nevojshme, siç janë rrugët dhe përmirësimi i strehimit.

Mesatarisht, në çdo kilometër katror në Shqipëri ka nga 24 bunkerë. Shumica prej këtyre kërpudhave të shëmtuara ende e dëmtojnë peizazhin sot, duke nisur nga majat e maleve e deri te plazhet e qyteteve. Shumë nga bunkerët janë zhdukur nëpër peizazhe natyrore, por disa nga ta shfrytëzohen si strehimore për kafshë ose të pastrehë, apo edhe si vend për t’iu shmangur publikut. Është raportuar se më së shpeshti ata shfrytëzohen si strehimore për të rinjtë shqiptarë të dashuruar, të cilët kërkojnë vende për privatësi. Sot, autoritetet shqiptare janë në hall se çka të bëjnë. Kupolat e përforcuara janë të vështira edhe për t’u shkatërruar, sikurse edhe për t’u rifunksionualizuar. Turistët janë të fascinuar nga bunkerët, por për vendorët ata nuk janë aspak interesantë. Përveçse shihen si shëmtira, bunkerët po ashtu paraqesin probleme të vërteta për njerëzit. Së paku pesë pushues, duke përfshirë edhe dy fëmijë dhe një grua 25- vjeçare, vitin e kaluar kanë humbur jetën në vorbullat e krijuara përreth bunkerëve, të cilët janë dëmtuar nga erozioni. Në vitin 2009, qeveria kishte ndërmarrë një aksion kundër bunkerëve, duke i vënë në funksion tanket e vjetra për t’i shkatërruar ata. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç u planifikuan – pas dy javësh punë, vetëm shtatë prej tyre u hoqën. Edhe banorët, shpesh kanë dështuar ta shpëtojnë vendin e tyre prej këtyre gjërave. Disa shqiptarë kanë provuar t’i zhvendosin vetë bunkerët, por përpjekjet e tyre zakonisht kanë përfunduar të kota, dhe atyre u ka mbetur të jetojnë bashkë me objektet të cilave shpesh u referohen si “kërpudha”. Disa nga banorët i kanë shndërruar bunkerët në kasolle, tualete apo edhe hotele “me zero yje” për dashnorët. Për turistët kureshtarë, disa nga bunkerët tani shërbejnë si hotele për të rinjtë. Sipas BBC-së, disa studentë sipërmarrës kanë vendosur t’i shndërrojnë bunkerët në pika unike për udhëtarët. Nëse projekti del i suksesshëm, grupi ka thënë se do të kërkojë nga 8 euro për një natë, për privilegjin e fjetjes në një bunker shqiptar./ Koha.net
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët Empty Re: Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët

Tue 19 Mar 2013 - 13:49
Ahaha sa qesharake kjo,sdinka Shqiptari cfare ti bej bunkeret thote!!! Njehere po shperthejne me bomba apo atyre lendeve cka jane per tu copetuar bunkeri e te marrin hekurin qe ai permban e per ta shitur me pas,pervec atyre kapakeve te kanaleve te ujerave te zeza neper rruge qe skane len nje me nr e thyejme kokat cdo dite duke rene ne to...Pastaj bunkere te tjera jane shnderruar ne shpi,ne burdello,dhe kotec pulash ose bodrume per te mbajt vjetersirat se asgje s'hidhet ne keto vite qe po jetojme Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët 721253
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët Empty Re: Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët

Tue 19 Mar 2013 - 13:57
Tek gjyshi im ka qene nje bunkier ne oborr te shtepise e perdorshim per banjo dielli Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët 1698836746
Ariol11
Ariol11
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 2251
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lushnje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/10/2012

Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët Empty Re: Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët

Tue 19 Mar 2013 - 13:58
TE PJEKI BYREK
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët Empty Re: Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët

Wed 20 Mar 2013 - 16:18
Jo "Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët", por gazetari s'di si te formoje nje teme!!!

Qysh mo nuk di Shqiperia se cfare te beje me bunkeret mo?!
Pse nuk ja dini pjesen pozitive kesaj trashegimie te ndertuar me djerse e me gjak?!
Se pari dhe me kryesorja eshte krijimi i pikave strategjike mbrojtese, fill nga Kosova e deri ne Konispol, duke vleresuar dhe jo nenvleresuar kete plus te rralle qe veshtire ta thurresh nga e para...

Se dyti, pse luani rolin e budallait?!
Sponsored content

Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët Empty Re: Shqipëria s’ di çka të bëjë me bunkerët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi