Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët në mega projekt, shndërrojnë bunkerët në hotele Empty Shqiptarët në mega projekt, shndërrojnë bunkerët në hotele

Sat 15 Sep 2012 - 13:43
Në Tale, 10 studentë gjermanë dhe 10 shqiptarë po punojnë për një projekt turistik mjaft interesant. Konvertimin e bunkerëve në “hotele” që do të sigurojnë hapësirë për deri në 8 njerëz. Në seksionin e saj, INTERNATIONAL, e përditshmja gjermane DER SPIEGEL i ka kushtuar vëmendje këtij projekti, për të cilin thotë se, ish-sundimtari komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha kishte ndërtuar rreth 750.000 banesa “eskimeze”, bunkerë të ndërtuara në të gjithë vendin në vitet 1970 dhe 1980.

Ndërtimi i bunkerëve, thotë DER SPIEGEL, erdhi nga frika që kishte diktatori nga pushtuesi i huaj. Ai ndërtoi këto bunkerë për të mbrojtur popullsinë. Bunkerët, shkruan më tej, pasqyrojnë një paranojë të pashembullt të diktatorit.

Për momentin plani është për të rinovuar një bunker të vetëm, por që kjo mund të ndryshojë së shpejti. Është një studente shqiptare që studion në Gjermani, e cila me këtë projekt do të mbrojë diplomën e saj me titull “Bunkerkunft”, përshtatur për “Unterkunft” që në shqip do të përkthehej, “akomodimi”. Ajo është duke paraqitur një mënyrë mjaft interesante për të tërhequr turistë, duke i kthyer bunkerët në vende tërheqëse për vizitorët e huaj dhe shqiptarë.

Studentët e përfshirë në këtë projekt thonë se qëndrimi një natë në “bunker”nuk do të kushtojë më shumë se 8 euro për person. Ata thonë se bunkerët e kthyer në hotele duhet të jenë nën administrim lokal.Shqiptarët në mega projekt, shndërrojnë bunkerët në hotele 3FFA6DA87CA0E79EC9FDDE830037C072
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët në mega projekt, shndërrojnë bunkerët në hotele Empty Re: Shqiptarët në mega projekt, shndërrojnë bunkerët në hotele

Sat 15 Sep 2012 - 13:46
Duhet menduar edhe se keshtu po shperdorojne nje mundesi te fuqishme te mbrojtjes!
Me duket gabim i madh ky!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi