Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Transferimi i të dënuarve, ja konventa me Greqinë Empty Transferimi i të dënuarve, ja konventa me Greqinë

Wed 16 Apr 2014 - 20:17
  • U nënshkrua më 1993 në Athinë, shteti fqinj nuk e zbato i asnjëherë

  • Greqia u ankua se drejtësia shqiptare ulte dënimet e dhëna nga gjykatat greke dhe anuloi transferimet

Transferimi i të dënuarve, ja konventa me Greqinë Big_fotppoo_1_ministri_grek
Zamir Alushi

Një marrëveshje e firmosur me bojë nga Greqia, e tradhtuar dhe e pazbatuar, do të rishkruhet, pasi u ngjye me gjak. Ekzekutimi pa gjyq në qelinë e burgut grek, i Kudret Kumes dhe i disa të dënuarve të tjerë të arratisur, të vrarë gjatë operacioneve policore, do të shërbejë të paktën për të lehtësuar vuajtjet e mbi 2800 shqiptarëve në burgjet greke. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, për gazetën “Shekulli”, Shqipëria dhe Greqia janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet greke për vepra të ndryshme penale. “Jemi në fazën e ngritjes së grupit teknik që do të negociojnë me palën greke”, tha burimi zyrtar.

Dy konventat e vitit 1993

Por, pse arritëm deri këtu? Në fillim mendja të shkon te racizmi dhe urrejtja etnike, por shpjegimi i kësaj çështjeje në këtë mënyrë është i mangët. Më 17 maj 1993, në Athinë, Greqia dhe Shqipëria nënshkruan dy konventa dypalëshe “Për transferimin e të dënuarve të burgosur” dhe “Për zbatimin reciprok të vendimeve gjyqësore për çështjet penale”. I dënuari Kudret Kume do të ishte gjallë, nëse do të kthehej në atdhe, por Greqia dhe Shqipëria nuk e zbatuan marrëveshjen. Në fillim u transferuan pak të dënuar, por pas një viti Greqia e ndërpreu procesin. Arsyeja zyrtare e paraqitur në atëkohë nga pala greke, ishte sjellja e gjykatave shqiptare, të cilat në disa raste kishin kryer rishikimin e dënimeve të dhëna nga gjykatat në Greqi duke i zbutur ose duke i fshirë ato.

Dy vendimet e Gjykatës së Lartë

Ja si reagoi Gjykata e Lartë. Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë në seancën gjyqësore të datës 10.10.2002, vendosi se, i dënuari, ose mbrojtësi i tij, nuk kanë të drejtë të kërkojnë rivendosjen në afat të së drejtës për të ushtruar ankim kundër vendimit të konvertimit të vendimit të një gjykate të huaj. « Transferimi i të dënuarit për të vuajtur në shtetin e tij dënimin e dhënë nga një gjykatë e huaj nuk përbën një lehtësi në kuptim të uljes së masës së dënimit, por një lehtësi për efekte të rehabilitim- it më të shpejtë të tij në përshtatje me kushtet më të favorshme që mund të ofrojë në këtë drejtim rendi juridik shqiptar, por gjithsesi pa lejuar në asnjë rast rëndimin e pozitës së tij në krahasim me qëndrimin e mbajtur në vendimin e gjykatës së huaj», thuhet në vendimin unifikues, i cili është i detyrueshëm për tu ndjekur nga gjykatat. Më herët, në vitin 1999, Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë i kryesuar në atë kohë nga Thimio Kondi, kishte marrë një tjetër vendim, që u hiqte të dënuarve në shtetet e tjera mundësinë që të përfitonin nga amnistitë e shtetit shqiptar.

5 euro për çdo shqiptar të transferuar?!

Në fakt Greqia nuk e ka hallin se çfarë bëhet me të dënuarit pas transferimit të tyre në Shqipëri, por tek fondet që përfiton nga Bashkimi Evropian për çdo të dënuar të huaj në sistemin e saj të burgjeve. Para dy vjetësh mediet greke paralajmëronin se, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes autoriteteve të dy vendeve, pritet transferimi i rreth 2400 të dënuarve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënimin në Greqi, por do e mbarojnë atë në Shqipëri. Në bazë të marrëveshjes së propozuar nga autoritetet greke, fillimisht drejt Shqipërisë do të transferohen 500 shtetas shqiptarë. Sipas medieve greke, Greqia do të subvencionojë koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdes që ka për çdo të burgosur në burgjet greke, një shumë prej 5 euro në ditë. Greqia synon të bëjë marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë dhe Rumaninë, për transferimin e të burgosurve bullgarë dhe rumunë në vendet e tyre. Media greke njoftone gjithashtu se, ka pasur një reagim pozitiv nga autoritetet shqiptare ndaj propozimit të zëvendësministrit grek të Drejtësisë, Kostas Karagunis, për këtë projekt. Për vite me radhë kanë vazhduar negociatat për të vënë në zbatim konventën dypalëshe për transferimin e të burgosurve shqiptarë, por çështja u shty në kalendat greke. Arsyeja është e qartë: Mbajtja e këtyre të burgosurve në qelitë greke lidhet me fondet e BE-së dhe me korrupsionin e të dy qeverive, me padrejtësinë që buron nga dy shkaqet e para

Naço dhe Athanassiou: OK marrëveshjes!

Nënshkrimi i një marrëveshjeje dypalëshe me Greqinë mbi transferimin e personave të dënuar si dhe informimi mbi problematikat kryesore dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta mbi këtë çështje, ishin temat qendrore të diskutimit mes ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe kolegut të tij grek, Charalampos Athanassiuo, më 22 shkurt në Athinë. “Shkëmbyem mendime për sistemin gjyqësor dhe mbi funksionimin e tij në të dy vendet. Gjithashtu, shkëmbyem mendime për burgjet në dy vendet dhe mundësinë e dërgimit të të dënuarve shqiptarë dhe grekë në vendlindje. Vendosëm të krijojmë një komision të përbashkët që do të diskutojë këto çështje. Në vazhdim ramë dakord që të firmosim një marrëveshje për sanksionimin e asaj çfarë vendosëm”, deklaroi Athanasiu. “Duam që shtetasit shqiptarë që janë dënuar në Greqi të vijnë me dëshirën e tyre dhe të kryejnë dënimin në Shqipëri. Kjo vlen edhe për të dënuarit grekë në Shqipëri”, tha ministri Naço nga ana e tij.

Si konvertohen vendimet greke në Shqipëri

Në Kodin e Procedurës Penale (K.P.P), në kreun e III, seksioni I, rregullohet mënyra e njohjes dhe e ekzekutimit të vendimeve penale të huaja të dhëna ndaj shtetasve shqiptarë. Në bazë të nenit 512 të K.P.P., është Ministria e Drejtësisë që, kur i vjen një vendim penal i dhënë jashtë shtetit ndaj shtetasve shqiptarë, i dërgon prokurorit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor të vendbanimit të personit një kopje të vendimit dhe dokumentacionit përkatës dhe ky i fundit, prokurori, i bën kërkesë gjykatës për njohjen e vendimit të huaj. Nisur nga përmbajtja e dispozitës së mësipërme rezulton se Ministria e Drejtësisë është autoriteti i vetëm i ngarkuar ligjërisht të mbajë marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja. Megjithatë Ministria e Drejtësisë nuk ka akses të drejtpërdrejtë në gjykatat shqiptare.

Procesi gjyqësor

Në rastin e njohjes së një vendimi penal të huaj dhe ekzekutimit të tij në shtetin shqiptar (konvertimi) Ministria e Drejtësisë ia paraqet gjithë dokumentacionin e nevojshëm me kërkesën përkatëse prokurorisë, e cila është autoriteti i vetëm kompetent që legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykatën, e cila nga ana e saj është e pavarur dhe vendos në bazë të ligjit. Janë vetëm gjykatat më të larta ato që vendosin për vendimet e gjykatave me të ulta në bazë të ankimeve të bëra brenda afateve ligjore dhe në përputhje me dispozitat e K.P.P. Ky kre i K.P.P mbi ekzekutimin e vendimeve penale të huaja mbështetet te 2 konventat kryesore të KE-së, që janë ajo “Për vlerën ndërkombëtare të gjykimeve penale” e vitit 1970 dhe “Për transferimin e të dënuarve me burg” e vitit 1983 dhe, në bazë të tyre, te marrëveshjet dypalëshe të lidhura midis Greqisë dhe Shqipërisë në datën 17.05.1994 “Për zbatimin reciprok të vendimeve gjyqësore për çështje penale” dhe “Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për transferimin e të dënuarve të burgosur”.

Negociatat 7-vjeçare, Greqia duhet të na ndërtojë një burg

Ish ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, zbardh negociatat e kryera me palën greke për 7 vjet rresht për transferimin e të dënuarve shqiptarë.

Zoti Halimi, ju keni qenë në krye të Ministrisë së Drejtësisë për një kohë të gjatë. A jeni kujdesur për të dënuarit shqiptarë në Greqi?

E njoh shumë mirë këtë çështje se jam marrë gjatë, qysh kur kam qenë zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas. Shteti shqiptar ka nënshkruar një konventë të përbashkët me shtetin grek për transferimin e të dënuarve në Greqi në burgjet shqiptare dhe anasjelltas, por pala greke e ndërpreu zbatimin e saj për arsye të rishikimit të dënimeve nga gjykatat shqiptare. Në vitin 2008, kur isha zëvendësministër i Drejtësisë, kam takuar homologun grek dhe e rihapëm çështjen e transferimit të të dënuarve shqiptarë në burgjet greke. Duke qenë se tashmë ishte kapërcyer pengesa juridike, me vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë që e ndalonte rishikimin e dënimeve të dhëna nga gjykatat e shtetit ekzekutues, u përqendruam vetëm te kostot ekonomike të transferimit. Biseduam për modalitetet dhe ramë dakord që të nisnim proceduarat mes dy ministrive.

Konkretisht, përse bëhet fjalë?

Ne kërkuam që pala greke të mbulonte një pjesë të kostove dhe kërkesa jonë mbështetej edhe në konventat ndërkombëtare. Greqia si vend anëtar i BE-së përfiton 15 mijë deri në 17 mijë euro në vit për çdo të dënuar të huaj në sistemin e saj të burgjeve. Ne kërkuam që për çdo të burgosur të transferuar, të mbulohej kostoja 5 deri në 6 mijë euro në vit, që kushton në një vit mbajtja e çdo të burgosuri në Shqipëri. Më pas ministria greke nuk u përgjigj më për këtë çështje dhe ndërpreu çdo mesazh rreth problemit të transferimit të të dënuarve.

Kur vazhduan negociatat me palën greke?

Kur u riktheva si ministër i Drejtësisë e kam hapur sërish këtë çështje me autoritetet greke të drejtësisë dhe me Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, prej të cilëve kam marrë vullnet pozitiv me gojë, por nuk arritëm të konkretizojmë asgjë me shkrim, mbase edhe për shkak se gjatë kësaj periudhe në Greqi ka pasur ndërrime të shpeshta të ministrave të drejtësisë. Vullneti i tyre ka qenë se, duhet riaktivizuar kjo marrëveshje, por asnjë hap nuk arrit të bëhej më tej.

Çfarë kërkonte Greqia dhe çfarë kërkonte pala shqiptare?

Propozimi i ri që unë ju kam bërë palës greke, pas konsultimeve me partnerët e tjerë evropianë, ka qenë financimi nga Greqia i ndërtimit të një burgu të ri në Shqipëri, diku në afërsi të kufirit me Greqinë, me qëllim që të uleshin edhe kostot eskortave të transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Greqia në vendin tonë. Me Italinë ecëm shumë shpejt me marrëveshjen dhe pala italiane financoi ndërtimin e burgut të Peqinit. Po kështu ramë në marrëveshje edhe me Anglinë dhe me Belgjikën. I vetmi shtet me të cilin nuk arritëm të bëjmë marrëveshje për transferimet e të burgosurve, është Greqia.

A ka interes Greqia ta zvarris këtë marrëveshje?

Mendoj se ata ishin të interesuar ta bëjnë këtë marrëveshje, sepse përfitojnë shumë, pasi kanë popullim në qelitë e burgjeve. Kur i kam vizituar burgjet greke, konstatuam se dëndësia e të burgosurve për qeli në Greqi ishte tri herë më e lartë se në Shqipëri.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Transferimi i të dënuarve, ja konventa me Greqinë Empty Re: Transferimi i të dënuarve, ja konventa me Greqinë

Wed 16 Apr 2014 - 20:27
Tani shpjegohet pse Greqia i trajton emigrantet shqiptare si te burgosur!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi