Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I hiqet leja të dënuarve që kanë kryer krime të rënda Empty I hiqet leja të dënuarve që kanë kryer krime të rënda

Tue 14 May 2013 - 16:11
I hiqet leja të dënuarve që kanë kryer krime të rënda Drejtoria%20Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të pezullojë lejen shpërblyese për të dënuarit që kanë kryer krime të rënda, deri në një moment të papërcaktuar. Ky vendim ka ardhur për shkak të arratisjes nga burgu i Fushë- Krujës dhe Peqinit.

Mësohet se vendimi është marrë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të zhvilluar një ditë më parë në Drejtorinë e Burgjeve, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

Të dënuarit Romeo Rustemaj dhe Ilir Avdillari nuk u kthyen më në qeli pas përfundimit të lejes shpërblyese. Arratisja e tyre u pasua dhe me pezullimin nga detyra të drejtorit të burgut të Fushë-Krujës dhe të Peqinit.

Romeo Rustemaj nga Vlora, i cili vuante dënimin në burgun e Peqinit, i dënuar me dhjetë vjet heqje lirie për vrasjen e një oficeri policie në rrethana cilësuese, i ishte dhënë për herë të parë leja shpërblyese.

Ndërkohë në burgun e Fushë-Krujës, i dënuari Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve '97-'98 në Tiranë, përfitoi një leje me afat 7 ditor, por nuk u kthye brenda afatit të lejes. Avdillari u arrestua dy ditë pas arratisjes, në afërsi të Rrogozhinës.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

I hiqet leja të dënuarve që kanë kryer krime të rënda Empty Re: I hiqet leja të dënuarve që kanë kryer krime të rënda

Tue 14 May 2013 - 22:43
do ju kthehet serish,ndryshe do te bejne qmos
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi