Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit Empty I dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit

Fri 18 Apr 2014 - 1:26
I dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit Article-2606696-1D27D74500000578-465_634x415
Iran - Kur ndjeu litarin rreth qafës, i dënuari me vdekje, i quajtur Balal, duhet të ketë menduar se ajo ishte fryma e tij e fundit. Disa minuta më parë, turma e kishte parë duke ecur me rojet që po e shoqëronin për tek vendi i ekzekutimit publik.
I dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit DkRy14D
Disa vite më parë, Balal, tani 20 vjeç ka vrarë një 18-vjeçar gjatë një grindjeje në rrugë në qytetin e vogël Royan, në Iran.

Familja e viktimës do të merrte pjesë në ekzekutim, për të shtyrë karrigen ku ai do të qëndronte. Por ajo që ndodhi ishte diçka e rrallë në historinë e ekzekutimeve në Iran, një vend që dënon me vdekje më tepër sesa Kina. E ëma e viktimës u afrua, e qëlloi me shuplakë në fytyrë dhe pastaj vendosi që ta falte vrasësin e të birit. Ndërsa i ati i viktimës e hoqi litarin nga qafa e tij. Më vonë, e ëma e Balalit përqafoi nënën që ishte në zi për të birin. Të dyja gratë qëndruan të përqafuara, njëra pasi e kishte humbur djalin, ndërsa tjetra, pasi i ishte shpëtuar.
I dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit 3U7MQ5LI dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit WO73hW0
Vitet e fundit, Irani është përballur me kritika nga aktivistët për të drejtat e njeriut, për nivelin e lartë të ekzekutimeve. Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, ka akuzuar Hassan Rouhan-in për faktin se ka bërë shumë pak për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Iran. Sipas Amnesty International, besohet se vitin e shkuar janë bërë 199 ekzekutime, ose afërsisht 2 persona çdo ditë.
I dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit YRHlLXtI dënuari me vdekje i shpëton litarit në minutën e fundit 0ukYHVt
/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi