Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sms-ja që të copëton zemrën: “Të dua nënë, ndoshta s’do kem më mundësi të ta them” Empty Sms-ja që të copëton zemrën: “Të dua nënë, ndoshta s’do kem më mundësi të ta them”

Fri 18 Apr 2014 - 1:28
Sms-ja që të copëton zemrën: “Të dua nënë, ndoshta s’do kem më mundësi të ta them” Ferry-text-conversation-3420974
Koreja e Jugut- Ky është mesazh që të copëton zemrën, i një studenti që ndodhej në bordin e një trageti që po fundosej në Korenë e Jugut, dhe duke e ndjerë rrezikun afër, ai i dërgoi nënës së tij fjalët e fundit.

Traget 460 pasagjerë në bord u fundos në brigjet e Koresë së Jugut në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Deri tani nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 290 rezultojnë të humbur, mes tyre edhe shumë studentë të shkollave të mesme .

Njëri nga studentët, i cili ndodhej në bordin e anijes, ka menduar që nuk do të mbijetonte dhe i dërgoi nënës së tij një mesazh, ku i shprehte dashurinë.

“Mami, unë po të dërgoj këtë mesazh tani, pasi kam frikë se nuk do të kem mundësi më vonë që të të them të dua”.

Nëna e tij, e cila nuk dinte se çfarë po ndodhte dhe se çfarë rreziku i kanosej djalit të saj, po pyeste veten se pse djali i saj po i çonte këtë sms në këto momente. Ajo ia ka kthyer sms-në duke i thënë: “Edhe unë biri im të dua shumë”.

Mediat botërore raportojnë se studenti u shpëtua më vonë nga një anije tjetër. Raportohet se mes viktimave janë edhe dy studentë të shkollës së mesme dhe një anëtare femër e ekuipazhit. Kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e personave të humbur.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi