Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjendet homoseksuali shqiptar: U largova për hir të partnerit Empty Gjendet homoseksuali shqiptar: U largova për hir të partnerit

Fri 18 Apr 2014 - 1:33
Gjendet homoseksuali shqiptar: U largova për hir të partnerit 1395195_644911682196642_1092494689_nHistoria e 25-vjeçarit homoseksual shqiptar, Denis Loci, ka bërë që policia në Itali të mobilizohet dhe të nisë kërkimet për të, pas denoncimit të bërë në polici nga partneri i tij italian, Fabio Diodato.

Ai pas katër ditësh është shfaqur dhe ka treguar arsyet e zhdukjes së tij. Denisi ka thënë se është larguar vetëm për hir të partnerit të tij, pasi ambienti kua ata jetojnë në Pavia është shumë paragjykues, kur ka shumë burra të tjerë që fshehin prirjet e tyre, nga frika e opinionit publik.

25-vjeçari është kthyer sërish në studion e partnerit të tij në sheshin “Vittoria” në Pavia dhe thotë se, e ka sqaruar policinë në lidhje me largimin e tij pa lënë gjurmë dhe me 1 euro në xhep dhe sesi kishte ardhur nga Milano. Ai i ka bërë apel komunitetit shqiptar në Itali që ta lënë rehat, sepse ai është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë dhe të tjerët duhet ta respektojnë dhe jo ta sulmojnë.

Gjithashtu, Denisi ka thënë se prindërit e tij e kanë pranuar marrëdhënien e tij me të riun italian dhe prindërit bashkë me vëllanë momentalisht ndodhen në shtëpinë e partnerit të tij, Fabio Diodato. Po gjithashtu prindërit e 25-vjeçarit shqiptar janë takuar edhe me prindërit e Fabios. Denis ka thënë se, ata e kuptojnë që ne e duam njëri-tjetrin. Dhe nuk është e lehtë të pranohet një histori dashurie homoseksual, si në komunitetin e Pavaias, si dhe nga shqiptarët.

25-vjeçari tha se, “e di që nuk është e lehtë që një prind ta pranojë që fëmija e tij do të jetë ndryshe, se ndoshta ai ka ëndërruar të ketë shumë nipër dhe mbesa, por ata e kanë pranuar lumturinë time”. Partneri i tij italian tregon se është takuar me prindërit e tij dhe tani gjerat janë qetësuar dhe janë qartësuar mjaft mes familjeve të çiftit.
Gjendet homoseksuali shqiptar: U largova për hir të partnerit 1512674_669554939732316_1522922565_n
Edhe Fabio ka bërë apel, duke kërkuar që komuniteti në Pavia t’i lërë rehat, pasi ata kanë bërë zgjedhje individuale dhe janë të lumtur me njëri tjetrin. “Tani ne i kemi qartësuar marrëdhëniet tona me Denisin dhe më e rëndësishmja është se prindërit tanë e kanë pranuar lidhjen tonë. Por dua të kërkoj që i gjithë komuniteti mos të na shohë si kafshë të çuditshme, se nj lidhje homoseksualësh është normale. Në Pavia ka shumë burra që janë homoseksualë, të cilët mbajnë edhe poste të larta zyrtare si avokatë, mjekë, nëpunës civilë etj., por nuk i shfaqin prirjet e tyre sepse kanë frikë nga gratë, nga shoqëria dhe familjarët nuk dinë asgjë për jetën e tyre të fshehtë. Në i kemi rezistuar shumë kërcënimeve dhe presioneve. Por ata burra që fshihen nuk e kuptojnë sesa e rëndësishme është përqafimi i njeriut që dashuron në darkë. Përqafimi i Denisit për mua është shumë me vlerë sepse ka dashuri mes nesh. Ne do të përpiqemi të ikim larg që këtu, por tani për tani jeta ime është këtu, sepse këtu kam punën, por shumë shpejt do ikim lar nga ky komunitet llafazanësh dhe do hapim biznesin tonë. Me Denisin do ta ndërtojmë jetën e lumtur diku larg”.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi