Klonimi i qelizave, një hap më pranë kurimit të sëmundjeve
Fri 18 Apr 2014 - 20:51
Nju Jork – Shkencëtarët kanë lëvizur një hap përpara drejt qëllimit për të krijuar qeliza burimore, të përputhura në mënyrë të përsosur me ADN-në e pacientëve, një arritje që do të mundësojë kurimin e sëmundjeve, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kjo arritje, e publikuar në revistën elektronike “Cell Stem Cell” është e para për kërkuesit të cilët kanë arritur “klonimin terapeutik” të qelizave të meshkujve të rritur. Klonimi terapeutik ka të bëjë me prodhimin e qelizave embrionale, gjenetikisht identike me një dhurues, që zakonisht përdoren me qëllimin e trajtimit të sëmundjeve.
Studimi i ri është financuar nga një fondacion dhe nga qeveria e Koresë së Jugut. Nëse konfirmohet nga laboratorë të tjerë, ai do të rezultojë i rëndësishëm, pasi shumë sëmundje që një ditë mund të trajtohen me qeliza burimore, si sëmundjet e zemrës dhe humbja e shikimit, prekin të rriturit. Këto qeliza burimore do të krijohen nga qelizat e plakura, jo nga ato të fetusit ose të foshnjave.
/Shekulli Online/L.B./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi