Mesazhi i 19-vjeçarit me kancer që i siguroi 1 mln dollarë
Wed 23 Apr 2014 - 22:56
Stephen Sutton, 19 vjeç, nga Burntwood në Staffordshire, u diagnostikua me kancer të zorrës në moshën 15-vjeçare dhe filloi të mblidhte fonde për “Trustin e Kancerit të Adoleshentëve”.
Ditën e martë ai u bëri thirrje ndjekësve se ishte një hap të vetëm larg finales. Ky mesazh shërbeu për të ndërgjegjësuar shumë njerëz dhe gjatë ditës së martë shuma e parave arriti në 250 mijë dollarë, ndërsa të mërkurën në mëngjes, u shtuan edhe 200 mijë dollarë të tjerë.
Ai reagoi ndaj lajmit se kishte arritur një total prej 1 milion dollarësh, duke shkruajtur në Twitter: “Ju falënderoj të gjithëve kaq shumë.” Ai shtoi se “e gjithë situata është e jashtëzakonshme për shumë arsye”.
Dhjetëra njerëz u përgjigjën me urime, ku njëri prej tyre e përshkroi Stephen-in si një “frymëzim të vërtetë”, ndërsa një tjetër tha se “ai kishte ndryshuar mijëra jetë njerëzish”.
Stephen shkroi në Facebook se “do të vazhdoj të luftoj për aq kohë sa të mundem dhe pavarësisht se çfarë ndodh më pas, dua që të dini se jam mirë mendërisht dhe në paqe me situatën”.
19-vjeçari bëri një listë të gjërave që do të donte të bënte para se të vdiste, ku përfshiheshin: luajtja në një bateri para 90 mijë njerëzve, përqafimi i një elefanti dhe bërja e një tatuazhi. shekulli.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi