Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dëshmitë tronditëse për trafikun e drogës/ PD: Shqipëria është kthyer në pistë të narkotrafikantëve Empty Dëshmitë tronditëse për trafikun e drogës/ PD: Shqipëria është kthyer në pistë të narkotrafikantëve

Sat 26 Apr 2014 - 15:00
Dëshmitë tronditëse për trafikun e drogës/ PD: Shqipëria është kthyer në pistë të narkotrafikantëve Vorpsi-300x199Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi në një deklaratë për mendiat u shpreh sot se, përditë po dalin dëshmi që tregojnë se avionët e drogës, janë ulur në territorin tonë, janë ngarkuar me mall dhe janë larguar.

“Genti Kuqi, banor i Bedatit në Lushnjë deklaroi para kameras së News 24, se ka parë avionin të ulet në rrugën Bedat-Adriatik. Disa persona me fuoristradë e kanë ndaluar atë dhe 20 banorë të tjerë dhe nuk i kanë lënë të kalojë për 25 minuta derisa avioni është ulur dhe ka ikur sërish. Kjo dëshmi, dëshmitë e banorëve të Kardhiqit, dokumente zyrtare të bëra publike, janë tregues rrëqethës të faktit se territori i Shqipërisë është kthyer në një pistë të narkotrafikantëve. Në Gjadër, në Lushnje, në Kardhiq, etj, avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera. Këto dëshmi regjistroi edhe gazetari Telnis Skuqi, i cili u kërcënua me jetë, sepse prishi rehatinë e trafikantëve. Kërcënimi i gazetarit me një kokë të prerë dhie ishte një akt mafioz tronditës. Akoma më tronditës është fakti se edhe sot e kësaj dite kryeministri Rama hesht për këtë akt gangsterësh duke u vetëdenoncuar kësisoj si palë me narkotrafikun dhe jo me të vërtetën”, sqaroi Vorpsi.

Sipas saj, kjo është një situatë e paprecedentë.

“Dëshmitë tregojnë se në 7 muaj të qeverisjes Rama-Meta, Shqipërinë e kanë shtënë në dorë narkotrafikantët, droga ka plasur sheshit dhe trafiku i saj bëhet me cdo mjet e mundësi. Me cinizëm të pashoq dyshja Rama-Meta, në vend se të marrin masa urgjente, tallen dhe përdhosin zyrat më të larta të shtetit, aulën e parlamentit duke u marrë me gjueti mushkonjash.Tani që dëshmitë janë të shumta e publike, të pamundura për t’u manipuluar nga dyshja Rama-Meta, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit ngjajnë me dy mushkonja të trashura para kohe nga keqqeverisja e tyre e përzier me trafik droge”, vijoi ajo.

Në emër të PD, Vorpsi i kërkon Prokurorisë, Policisë së Shtetit, të bëjnë detyrën.pozita.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dëshmitë tronditëse për trafikun e drogës/ PD: Shqipëria është kthyer në pistë të narkotrafikantëve Empty Re: Dëshmitë tronditëse për trafikun e drogës/ PD: Shqipëria është kthyer në pistë të narkotrafikantëve

Sat 26 Apr 2014 - 21:28
Sa qesharake qe behen!!!

Po pse nuk u kujtua kur ishte ne fuqi kjo PD-ja qe Lazaratin e beri depo drroge, por flet tani?!

Njerez te peshtire qe te gjithe, askush nuk ben per vendin...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi