Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Europol: Grupet kriminale shqiptare dominojnë trafikun e drogës në Evropë Empty Europol: Grupet kriminale shqiptare dominojnë trafikun e drogës në Evropë

Wed 20 Mar 2013 - 21:21
Europol: Grupet kriminale shqiptare dominojnë trafikun e drogës në Evropë Europol-300x176Pas Departamentit Amerikan të Shtetit edhe Europol në raportin e tij më të fundit tregon se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun e lëndëve narkotike. Kështu në raportin e publikuar së fundmi Europol ka identifikuar rreth 3.600 grupe të krimit të organizuar aktualisht aktiv në BE ku Shqipëria futet në një grup me Turqinë dhe Pakistanin si tre vendet që dominojnë në tregun e lëndëve narkotike.
Në raport theksohet se grupe nga Shqipëria dominojnë në trafikun e drogës në Evropë ndërsa përgjithësisht grupet kriminale i preferojnë apo i shfrytëzojnë kanalet përmes rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Heroina dhe kokaina kalojnë përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tranzit nëpër Turqi dhe Afrikë. Vendet nga Ballkani Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun ndërkombëtar, bashkë me drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore të cilat përbëjnë llojin më fitimprurës të krimit të organizuar. Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania janë tregjet, ku shitet sasia më e madhe e heroines ndërsa vlera e tregut nga shtija e heroinës shkon në 12 miliard euro./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Europol: Grupet kriminale shqiptare dominojnë trafikun e drogës në Evropë Empty Re: Europol: Grupet kriminale shqiptare dominojnë trafikun e drogës në Evropë

Wed 20 Mar 2013 - 23:10
ja nje fushe ku kemi arritje nen drejtimin e sali berishes
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi