Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Ti hiqet statusi Maqedonisë, fyen shqiptarët” Empty “Ti hiqet statusi Maqedonisë, fyen shqiptarët”

Tue 6 May 2014 - 13:59
Maqedonisë ti hiqet statusi i vendit kandidat, për shkak se diskriminon shqiptarët. Kështu është shprehur eurodeputeti gjerman me origjinë greke, Jorgo Shacirmarkakis. Ai tha se shqiptarët etnikë në shtetin e IRJ të Maqedonisë ndihen të diskriminuar nga shteti i tyre. Shacirmarkakis shtoi se disponon një raport, në bazë të së cilit vërtetohet se Gruevski po bën një politikë njëetnike dhe se ka një politikë të jashtme mjaft agresive. “Shkupi ka përparim në nivel teknik por jo edhe në atë politik. Në Greqi e dimë se çfarë fyerjesh morrëm sa i përket trashëgimisë kulturore. Po të njëjtën retorikë qeveria maqedonase e filloi edhe me një shtet tjetër fqinj, Bullgarinë, kurse që moti kanë filluar t’i fyejnë edhe ndaj shqiptarëve etnikë”, ka thënë Shacimarkakis për Radio Real FM. Sipas tij, nëse Maqedonia vijon të ndjekë një politikë të tillë, BE duhet ta ndryshojë kursin politik ndaj Shkupit. /dionis xhafa/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi