Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një histori dashurie përtej shtangave Empty Një histori dashurie përtej shtangave

Sat 10 May 2014 - 14:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Kampionia shqiptare e peshëngritjes, Romela Begaj rrëfen historinë e saj të dashurisë me trajnerin Luela Myftari
Romelën të gjithë e njohin si kampionen peshëngritëse. Shqiptarja që ka ngritur flamurin kuq e zi në shumë kompeticione nëpër botë, sot vjen në një intervistë në gazetën “Shekulli” në një profil tjetër. Asnjëherë më parë ajo nuk e ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë. Të gjithë e njohin si Romela Begaj, vajza që mund të ngrejë pesha të mëdha.

Ndryshe nga çdo intervistë tjetër, kampionia shqiptare e peshëngritjes këtë herë do të na rrëfejë një histori dashurie, një jetë nga mëngjesi në mbrëmje përkrah menaxherit dhe bashkëshortit të saj Gazmend Hakcami. Në rastin e kampiones menaxheri dhe bashkëshorti janë një. Dhe ai është kudo ku është ajo. Edhe në bisedën që zhvilluam bashkë.
Një histori dashurie përtej shtangave Romela%20begaj%20me%20bashkeshortin%203
Është hera e parë që ju flisni për këtë  histori dashurie publikisht. E nisim me takimin tuaj të parë, njohjen tuaj?

Unë dhe Gazi jemi njohur bashkë në një ambient sportiv. Ishim në një takim shok e shoqe të gjithë. Unë e kam filluar sportin që e vogël. Në fillim me cirkun e më vonë me peshëngritjen. Thuajse e gjithë dita ime kalonte në një ambient që kishte lidhje me sportin kështu që edhe Gazin nuk kisha ku ta takoja tjetër, përveçse në një ambient ku flitet për sportin.

Çfarë të pëlqeu më shumë te Gazi?

Gazi dukej shumë serioz atë ditë. Kishte veshur një kostum. Merrej me sport dhe m’u shfaq vërtet shumë serioz atë ditë. Më krijoi menjëherë idenë që ai ishte një profesionist dhe e donte punën që bënte. Më vonë, duke u takuar në ambientet e punës kuptuam se kishim shumë gjëra që na tërhiqnin tek njëri-tjetri. Pak  më vonë Gazi u fut edhe në jetën time sportive si menaxheri Gazmend Hakcami dhe atëherë gjithnjë e më shumë lidhja mes nesh filloi të bëhej edhe më e fortë.

Sa vite keni që jeni bashkë?

Ne jemi së bashku që nga viti 2006 Bëhen rreth 8 vjet që nuk ndahemi. Jemi bashkë në punë, në kafe, në shumicën e herëve dhe në shtëpi gjithashtu. Jetojmë bashkë.
Një histori dashurie përtej shtangave Romela%20begaj%20me%20bashkeshortin%205
Tani jeni të martuar?

Vendimi në fakt ishte i të dyve. Ne qëndronim thuajse gjithë ditën bashkë. Ndoshta kish ardhur koha që të hidhnim  një hap tjetër. Dhe vendosëm që pas dy vitesh lidhje ne të jetonim së bashku. Tani jetojmë të dy nën një çati prej gjashtë vitesh. Nuk jemi martuar, por jemi fejuar.

Dhe si e mbani mend kurorëzimin e dashurisë suaj?

Në fakt, ne u fejuam shumë shpejt. Kemi bërë prezantimet në familje. Familjet u njohën me njëra-tjetrën, ashtu siç e do zakoni dhe kemi bërë një si festë të vogël me ndërrimin e unazave, pasi nuk na premtonte koha. Atë periudhë ne bëheshim gati për të marrë pjesë në një kampionat. Kështu që mund të them se  lidhja është kurorëzuar me një fejesë të vockël e të shpejtë, por gjithsesi me kujtime dhe momente shumë të bukura.
Një histori dashurie përtej shtangave Romela%20begaj%20me%20bashkeshortin%204
Keni menduar që të bëni fëmijë?

Në fakt, tashmë të dy jemi të fokusuar te karriera jonë sportive. Nuk kemi bërë plane për fëmijë. Sigurisht që do të donim që ta plotësonim familjen tonë me fëmijë, por është ende herët për të dy ne. Kemi vendosur që përkohësisht t’i dedikohemi sportit. Një arsye tjetër është gjendja financiare. Unë më së shumti kam shpenzuar me sportin. Nuk kam marrë shumë. Kam vetëm tituj e medalje, të cilat nuk do të mund t’i jepnin bukë një fëmije. Kështu që në gjendjen në të cilën ndodhemi tani financiarisht, nuk kemi në plan që të ndërmarrim një hap tjetër, atë të të bërit prind. Ka ende kohë.

Ndryshon Gazi si trajner dhe si burrë në shtëpi? Sa të vështirë e ke ti të komunikosh me të në dy forma?

Nuk është e vështirë, në fakt. Është më mirë që bashkëshortin ta kesh trajner, pasi me këtë të fundit nuk do të komunikosh asnjëherë aq hapur dhe aq thjeshtë sa me një njeri shumë të afërt siç është Gazi për mua. është mirë, sepse në këtë raport nuk ka kurrfarë interesi. Ai dëshiron dhe uron me gjithë shpirt që unë të dal sa më mirë në kompeticionet ku marr pjesë dhe nuk ka kurrfarë interesi të më flasë keq. Ai më njeh dhe më kupton më mirë se kushdo, ndaj mund të them se nuk, është aspak e vështirë. Për të gjithnjë do të jem më e mira. Është e rëndësishme që dhe trajneri, edhe bashkëshorti ta mendojnë këtë për femrën që i qëndron në krah.

Miku juaj më i mirë, ai me të cilin bëni “jetë nate”?

Nuk bëjmë thuajse fare jetë nate. E kemi jetën të dedikuar në sport. Unë nuk pi as alkool as duhan. Jeta jonë e natës është e vakët, por miku ynë i mirë për të cilin shkojnë shumë mirënjohje është sërish një njeri i sportit. Është Luan Shabani. Një çift sportiv, mikun e ngushtë e ka sërish një njeri të sportit.

Një ditë-jete me Romelën

Romela Begaj, e lindur më 2 nëntor 1986, është një vajzë që ka hyrë krejt rastësisht në peshëngritje. Tashmë është femra e vetme që përfaqëson denjësisht Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare të peshëngritjes. E ka nisur fillimisht në arenë e cirkut për të përfunduar e gjashta në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” (e katërta në shkëputje, e shtata në shtytje), si dhe në Botërorin e të rejave në Kinë, nga ku u kthye me medalje bronzi. Çmimet dhe medaljet e saj janë të shumta. Ndërsa jeta e saj ka një ritëm. Të gjitha ditët e javës janë njëlloj. Vetëm e diela bën diferencën. Kampionia shqiptare e peshëngritjes rrëfen për “Shekullin: një ditë të saj të zakonshme dhe ëndrrat e saj për të ardhmen.

Si është një ditë e zakonshme e Romelës?

Është një ditë shumë e thjeshtë. Jetoj në një mënyrë shumë të organizuar dhe thuajse të gjitha veprimet i kam të kronometruara më saktë. Një ditë e imja e zakonshme, në fakt çdo ditë e imja mund të quhet serioze. Nuk ka aktivitete që mund të quhen të çmendura apo aktivitete që mund ta bëjnë ditën time të jashtëzakonshme. Çohem në mëngjes herët, me grafikë zgjohem në orën tetë dhe pasi ha mëngjesin dhe bëhem gati shkoj menjëherë në palestër dhe filloj stërvitje. Deri në orën 11.30 dhe më pas shkoj sërish në shtëpi. Konsumoj drekën, bëj patjetër pushim deri në orën 3 ose 4 të pasdites dhe nisem sërish për në stërvitje. Pastaj konsumoj një kafe me miqtë dhe sërish në shtëpi për të bërë gjumin që më duhet për t’u stërvitur sërish të nesërmen. Dhe ky është i njëjti program për gjithë javën, përjashtoj këtu të dielën që kam pushim dhe të shtunën, që bëj stërvitje vetëm një herë në mëngjes.

Gatuan Romela?

Jo, unë nuk gatuaj. Mamanë e kam kuzhiniere, por unë nuk di të gatuaj fare, thuajse asgjë. Tani që jetoj me Gazin, në shtëpinë tonë gatuan vjehrra ime, mamaja e Gazit. Ajo jeton bashkë me ne.

Si e shihni veten pas dhjetë viteve?

Besoj se do të kem ca të ardhura mënjanë, që të kem mundësi të kem një shtëpi, një martesë dhe një familje. Nuk dua që fëmijët e mi të rriten me vështirësi ekonomike. Dhe këto i kërkon çdo njeri i thjeshtë, jo vetëm një vajzë që lufton të jetë kampione jo vetëm për vete, por edhe për flamurin e saj. Shpresoj që deri atëherë ta kem ngritur flamurin shqiptar edhe shumë herë të tjera. Pasi për këtë po punoj çdo ditë të jetës sime.  

Gazmend Hakcami

Çfarë më pëlqeu mua tek Romela? E në fakt ka shumë gjëra që më pëlqejnë te kjo vajzë. Romela ka vlera. Për mua është e vështirë që të flas për të. Fillimisht, më ka pëlqyer teknika në peshëngritje. Më vonë, filloi të më pëlqente shumë e më shumë. Tani mund të them se Romela është shumëçka për mua. Nuk di të them shumë fjalë për të pasi ajo ka vlera.

Dhe kur mbart një vlerë të madhe për gjithë shtetin tënd, imagjinoni sa vlerë të madhe ka në zemrën time një vajzë që prej tetë a nëntë vjetësh qëndron gjithnjë përkrah meje. Ne jemi gjithnjë bashkë. Edhe me prindërit tanë nuk kemi qëndruar kaq shumë bashkë. Edhe puna edhe shtëpia edhe miqtë janë të përbashkët. Jemi të pandashëm.   shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi