Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si na e shkurton jetën kompjuteri? Empty Si na e shkurton jetën kompjuteri?

Sun 11 May 2014 - 18:47
Puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet. Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se 6 nga 10 persona të rritur nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i punës me paisje elektronike. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë shton rrezikun për obezitet, atak kardiak, diabet dhe kancer.

“Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman, nga Unvierstieti Hertfordshire.

Po ashtu, rrezet blu-violetë janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin dhe dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur nga ekrani.

Ekspertët thonë se drita blu-violetë prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore. Gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekran, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga smartphone-i.

Kërkuesit thonë se këto efekte janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ndërsa ekspertët japin një këshillë shumë të thjeshtë: bëni rregullisht pushime sa herë që punoni me kompjuterin ose pajisjet e tjera elektronike.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi