Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Anoreksia shkurton jetën  Empty Anoreksia shkurton jetën

Tue 29 May 2012 - 21:05
Anoreksia shkurton jetën  AnoreksiNë 36 studime, të cilat kanë pasur të bëjnë me çrregullimet e ushqyerjes, është treguar pesëfishim i shkallës së mortalitetit te personat me anoreksi, ndërsa te personat me bulimi dhe çrregullime të tjera të ushqyerjes, kjo shkallë e vdekshmërisë ishte dyfish më e madhe, në raport me personat që nuk kanë çrregullim të ushqyerjes.

Po ashtu, personat me anoreksi të diagnostikuar në vitet e njëzeta të jetës, janë për 18 herë më të rrezikuar nga vdekja e hershme në raport me moshatarët e tyre që nuk i kanë këto probleme.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja kryesore, por dihet se çrregullimi i ushqyerjes për një kohë të gjatë, sjell deri te pasojat serioze fizike.

Gjithashtu, dihet se 20 për qind e vdekjeve mes njerëzve me anoreksi, shkaktohen me vetëvrasje, duke qenë se një përqindje e madhe e tyre vuajnë nga çrregullimet psikike, siç janë ato opsesivo-kompulsive, depresioni dhe anskioziteti.

Kështu, për t’u pritur përmirësim i gjendjes së këtyre pacientëve, duhet të mjekohen të gjitha problemet fizike dhe mendore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi