Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Peticioni: Coca-Cola të heqë përbërësit e dëmshëm për shëndetin Empty Peticioni: Coca-Cola të heqë përbërësit e dëmshëm për shëndetin

Sun 11 May 2014 - 18:49
Peticioni: Coca-Cola të heqë përbërësit e dëmshëm për shëndetin Carousel-4
Kompania “Coca-Cola”, prodhuesja kryesore e pijeve në botë, po planifikon të heqë një përbërës të diskutueshëm nga disa prej produkteve të saj, pas një peticioni në internet.

Në pijet me fruta, si “Fanta” dhe “Powerade” është gjetur vaj perimesh që përmban elementin Brom. Ky element, sipas aktivistëve të peticionit, mund të ketë efekte negative shëndetësore.

Vitin e shkuar, firma konkurruese e Coca-Cola’s, Pepsi, e ka hequr këtë element nga pija e tij “Gatorade”.

Zëdhënësi i Coca-Cola’s, Josh Gold, ka thënë se heqja e përbërësit në fjalë nuk është çështje e sigurisë.

Sipas tij, “siguria dhe cilësia e prodhimeve tona është prioriteti ynë më i lartë”.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi