Paguan më shumë nëse nuk porosisni asgjë
Tue 20 May 2014 - 0:11
Pyetja klasike “çfarë dëshironi?” është e pritshme nga çdokush që ulet në një bar. Por klientët e një bari në Varese të Italisë duhet të tregohen të kujdesshëm me përgjigjen që do të japin.
Menaxherët e barit “Ancient coffee Bosisio”, kanë hartuar një listë provokative për ata që ulen në tavolinë dhe nuk porosisin.
Përgjigja, “jo, faleminderit” do t’ju kushtojë 1 euro, “pres të tjerë” 1.5 euro. “Jam në rregull” do t’ju kushtojë 2 euro, ndërsa nëse zini një tavolinë me katër karrige për një orë do të paguani 5 euro.
“Sigurisht që nuk mund t’i dërgohet një faturë një klienti që nuk ka konsumuar asgjë, por kjo është një mënyrë vërtetë e lezetshme për t’u tërhequr vëmendje klientëve për këtë temë”, shpjegon menaxheri i barit.
- Miqte? Ndalemi ne 150, por nese dashurohemi humbasim shume
- Nese ai eshte shume i ri dashuria mund te zgjas
- Shtetësi shqiptare - Shumë keq të thuash JO, e më keq nëse themi PO
- Nese flet me veten je me i shkathet dhe i arrin objektivat shume shpejt
- Kujdes, rrezikoni shumë nëse e përdorni laptop-in mbi gjunjë, shikoni ç’mund të pësoni!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi