Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shtetësi shqiptare - Shumë keq të thuash JO, e më keq nëse themi PO Empty Shtetësi shqiptare - Shumë keq të thuash JO, e më keq nëse themi PO

Fri 7 Dec 2012 - 21:24
Shtetësi shqiptare - Shumë keq të thuash JO, e më keq nëse themi PO Bashkim_Bakiu_Almakos_942987932



Bashkim Bakiu



Zoti Kryeministër,

Shpeshherë më ka ndodhur mua, por edhe shumë shqiptarëve nga
Maqedonia që në Shqipëri të na quajnë maqedonas, mbase jemi dhe ndihemi
shqiptarë.

Ja edhe disa argumente teorike që vërtetojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Çështja e identitetit kombëtar në shumë aspekte të saj mund të
analizohet së bashku me çështjen e identitetit kolektiv. Identiteti
kombëtar është i bazuar në ndjenjën e trashëgimisë së përbashkët që
përcillet brez pas brezi dhe në ndjenjën e kujtesës së përbashkët, pra
në historinë e kombit. Nga këta dy komponentë del edhe komponenti i
tretë i identitetit kombëtar, dhe kjo është - besimi në një fat të
përbashkët të anëtarëve të një komuniteti të caktuar dhe të kulturës.

Për më tepër, ka edhe disa elemente të rëndësishme që formojnë
identitetin kombëtar, ndër të cilat më të rëndësishme janë:
vetë-identifikimi, pra individët vetë-përcaktohen si anëtarë të një
grupi të caktuar etnik, sipas origjinës mund ose nuk mund të jenë nga
radhët e kombit; pastaj, duke u ndier që i përkasin grupit të tyre
etnik, të cilat mund të ndryshojnë duke marrë pozicione në drejtim të
anëtarësimit në grup. Pastaj, identiteti kombëtar është pasqyruar
përmes përdorimit të gjuhës, kulturës dhe simboleve, që janë element i
rëndësishme për formimin e identitetit. Këto pra janë përkufizime
teorike rreth përcaktimit të identitetit, megjithatë argumentojnë dhe
vërtetojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Duke e u bazuar në deklaratën Tuaj “shtetësi për çdo shqiptar jashtë
Shqipërisë” do të lidhem edhe me një argument respektivisht definicion
rreth SHTETËSISË. Pra, shtetësia, ndryshe nga kombësia, është më e lehtë
për të definuar. "Nënshtetësia përbëhet nga një komunitet që gëzojnë
përfitimet-benifitet, por gjithmonë duke marrë përgjegjësi politike dhe
qytetare ndaj shtetit. Në thelb, shtetësia moderne është zbatimi i
teorisë së kontratës shoqërore – individi tërhiqet prej disa lirive ndaj
shtetit, ndërsa nga ana tjetër shteti garanton përfitime të shumta nga
anëtarësimi i individit në shtet. Shtetësia, pra, nuk ka asnjë
marrëdhënie me kombësinë.

Ka një numër në rritje të njerëzve (popujve) të cilët, edhe pse kanë
shtetësinë e vendit ku jetojnë, konsiderojnë kombësinë e tyre si diçka
krejtësisht të ndryshme. Një shembull i mirë janë indianët e shumtë që
jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e tyre migruan gjatë viteve
gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë, në mënyrë që
brezi i dytë aktualisht ka rreth njëzet vjet. Prandaj ata që kanë lindur
në Britani të Madhe kanë shtetësinë, por shumica prej tyre ndjejnë se
kanë kombësi krejtësisht të ndryshme, indianë, pakistanezë etj.

I nderuar Kryeministër,

Unë jam një shqiptar nga Maqedonia; jetoj dhe punoj ne Zvicër,
Gjermani, Itali… jam këtu që moti. Me punën time këtu ushqej familjen
time, ndihmoj vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni; kam kontribuar për
flamurin, për gjuhën shqipe, për kulturën dhe do të vazhdojë të
ndihmojë. Kam dy shtetësi: të Maqedonisë dhe të shtetit ku për momentin
jetoj dhe punoj. Por, përsëri identiteti im është shqiptar. Nëse me
ofrohet pasaporta e Shtetit shqiptar me plot dëshirë do të pranoja;
sinqerisht do të braktisja shtetësinë e Maqedonisë, sepse shteti ku
veproj dhe punoj nuk lejon të kesh më shumë se dy shtetësi. Këtu punoj,
siguroj kafshatën e gojës për mua dhe familjen time dhe kam mundësi t’u
ndihmojë shqiptarëve, do të ishte vështirë të tërhiqem nga shtetësia e
shtetit ku për momentin punoj, sepse ky shtet më garanton të drejtën e
punës dhe më mban ekonomikisht mua dhe familjen time, Por, do të ishte
edhe më vështirë për mua të refuzojë shtetësinë shqiptare. Kurse kam
dëgjuar se në Maqedoni shumica e të drejtave, sidomos të shqiptarëve
varen nga numrat, përqindjet... Sikur të tërhiqem nga ajo shtetësi, do
të zvogëlojë numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Mos vallë mund t’i
dëmtojë?!

Ka shumë shqiptarë që kanë shtetësi shqiptare që nuk ndjehen
shqiptarë, por ka edhe më shumë që nuk kanë, por ndjehen shqiptarë dhe,
për pasojë, shtetësia nuk na bën as më pak e as më shumë shqiptarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi