Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mbi 8 mijë fëmijë shqiptarë me shtetësi greke Empty Mbi 8 mijë fëmijë shqiptarë me shtetësi greke

Wed 27 Mar 2013 - 18:34
Mbi 8 mijë fëmijë shqiptarë me shtetësi greke Thumbnail.php?file=grek_pas_673843304
Ministria e Brendshme greke publikon të dhëna nga procesi i dhënies së nënshtetësisë greke fëmijve të emigrantëve, në zbatim të ligjit që u vendos në mars 2010 nga qeveria e PASOK-ut dhe që u shpall përfundimisht si antikushtetues nga Gjykata e Lartë Administrative, në nëntor 2012. Siç bëri të ditur në parlament zëvendësministri i Brendshëm, Haralambos Athanasiu, “numri i aplikimeve për nënshtetësinë greke që u paraqitën në periudhën nga 24 marsi 2010 deri më 22 gusht 2012, ishte 39 772. Nga këto aplikime, morën nënshtetësinë greke 13 425 shtetas të huaj”.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i personave që morën nënshtetësinë greke për arsye të lindjes në Greqi, ishte 4 595 persona. Nga këta, 3 501 aplikantë kishin Shqipërinë si vend origjine.

Për të njëjtën periudhë, numri i vendimeve për dhënien e nënshtetësisë greke për arsye të studimit në sistemin arsimor të Greqisë, ishte 5 550 vetë, nga të cilët 4 740 ishin shqiptarë. /INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi