Bashkëshortja kosovare e e Kastro Zisos merr shtetësi shqiptare
Tue 24 Jul 2012 - 18:41
Entela Resuli
Bashkëshortja aktuale e këngëtarit Kastro Ziso merr shtetësinë shqiptare. Një tjetër dekret shtetësie i firmosur ditët e fundit në post nga Presidenti Bamir Topi ka brenda edhe emrin e biondes simpatike nga Prishtina, Erleta Hoti.
Erleta, bashkëshortja e dytë e Zisos është vajza e veprimtarit të njohur shqiptar Ukshin Hoti. Dekreti për ti dhënë kosovares Hoti pasaportën e Shqipërisë mban datën 19 të këtij muaji.
Historia e Erletës me Kastro Zison ka nisur 2 vjet e gjysmë më parë, pasi Kastro punoi si regjisor në programacionin e TV21 në Prishtinë. Aty është njohur me Erletën, e cila njihet si prezantuese në RTK. Sot, ata janë prindër të një vajze.
Me Erletën Kastro është bërë baba (i një vajze) për herë të dytë, sepse fëmijën e parë (djalë) e ka me bashkëshorten e tij të parë, me të cilën u divorcua brenda vitit të parë të martesës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi