Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Papa Françesku bashkon tri besimet e mëdha fetare në një përqafim  Empty Papa Françesku bashkon tri besimet e mëdha fetare në një përqafim

Mon 26 May 2014 - 22:48
Papa Françesku, ditën e sotme, vazhdoi nismën e tij diplomatike për të rigjallëruar procesin e paqes në Lindjen e Mesme me një gjest të madh simbolik, pas vizitës në qendrën më të shenjtë të judaizmit. Duke qëndruar përballë Murit Perëndimor, Papa përqafoi dy miqtë e tij, rabinin e Argjentinës, Abraham Skorda dhe liderin e Komunitetit Mysliman për vendet e Amerikës së Jugut, Omar Abboud. Të dy burrat ishin pjesë e delegacionit ndërfetar.

Papa u lut në disa qendra të shenjta të krishtera, islame dhe judaiste gjatë tre ditëve të shkuara dhe do të mbajë një meshë këtë mbrëmje në vendin ku besohet se Jezusi hëngri darkën e fundit. Në përputhje me traditën hebraike, Papë Françesku la një shënim në një të çarë në Murin Perëndimor, me anë të të cilit bëri thirrje për paqe dhe kuptueshmëri midis tre besimeve fetare.

Mëngjesin e sotëm, Papë Françesku vizitoi një qendër të rëndësishme të islamit. Si shenjë respekti, ai hoqi këpucët para se të hynte brenda, aty ku myslimanët besojnë se profeti Muhamed u ngjit në qiell. Papa iu drejtua myftiut të madh të Jeruzalemit dhe dinjitarëve të tjerë myslimanë si “vëllezër të dashur”. Po ashtu, papa takoi 6 të mbijetuar të Holokaustit, duke i puthur të gjithë një nga një në dorë, si akt humanizmi.

Vizita tre-ditore ka shënuar një sukses diplomatik, pavarësisht kundërshtimeve fillestare, pasi lideri palestinez, Mahmud Abaz dhe presidenti izraelit, Shimon Perez, ranë dakord për të udhëtuar në Vatikan muajin e ardhshëm për bisedime.  
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi