Dhelpra dhe rrushi remix
Thu 29 May 2014 - 1:06
Historia e vërtetë e dhelprës dhe rrushit ose siç njihet ndryshe “Dhelpra dhe pjeshka”Le t’i sqarojmë gjërat që në fillim: dhelpra ishte mashkull dhe rrushi ishte femër. Qarkullojnë shumë dyshime për vërtetësine e këtij fakti, jo për gjininë e rrushit por për vetë formën dhe llojin e tij. Disa versione jo-zyrtare pohojnë se në fakt fruti nuk ishte rrush por pjeshkë. Kjo mund të shpjegojë shumë gjëra në këtë histori duke filluar nga cilësimi i pjeshkës si objekt i dëshiruar aq shumë nga dhelpra mashkull.
Sipas versionit të dhelprës me këtë ngjarje është abuzuar shumë. Ishte thjesht një justifikim por që u perdor në shekuj për të persekutuar dhelprën.Ç’të keqe iu kishte bërë njerëzve dhelpra? Ç’faj kishte se po kërkonte diçka të pjekur? Eshtë punë shijesh. Atij (dhelprës) i pëlqente i/e pjekur, mua më pëlqejnë domatet e papjekura, ato që janë akoma jeshile por kur bëhet fjalë për mish dua biftek të pjekur e jo “al sangue”. Çështje shijesh. Është relative.
Për një frazë të tillë hyri në histori si emblema e justifikimit. Ishin kohë të vështira për dhelprën pas asaj që ndodhi. Filloi të pinte çdo ditë treçerek litri whisky të një prodhimi low-cost që i jepte vazhdimisht dhimbje barku dhe koke për të cilat i duhej të përdorte disa qetësues. Nga turpi dhe trishtimi shkëputi çdo lidhje me ata që njihte. Kishte filluar të zhdukej fizikisht por jetonte në kujtesën e të tjerëve për episodin që përjetoi dhe batutën e sinqerte që nxorri nga goja. “Është shumë e vështirë të jesh i sinqerte në këtë botë” – thoshte “e kam të pamundur të jetoj kështu” – vazhdonte.
Ato pak kursime që kishte po i mbaronin gradualisht pas konsumimit të rregullt të alkoolit por nuk u mjaftua me kaq. Filloi me heroinën dhe kokainën çdo ditë dhe imagjinonte një fund të ngjashëm me atë të John Belushi-t. Nuk zgjati shumë dhe fundi erdhi. U shtri pa ndjenja në mes të trotuarit para supermarketit ku shkonte zakonisht për të blerë fruta. Asnjë ndihmë nuk e solli dot më në jetë. Gjeti paqen që kërkonte. Njerëzit vazhdojnë të tregojnë historinë e dhelprës ndërkohë që nuk e kanë idenë se si ndihej, ku është dhe çfarë po bënë tani.
Për sa i përket pjeshkës, vazhdon të adhurohet nga njerëzit që e quajnë edhe rrush sipas rastit. E vlerësojnë dhe nuk i kursejnë kurrë komplimentat për të. Ka korrur suksese me garat që organizon se kush do ta arrijë. Shumë e kanë arritur dhe janë lumturuar, kanë hyrë në histori si heronj, si shembuj për brezat e ardhshëm. Pjeshka jeton e lumtur me suksesin që i erdhi nga dështimi i dhelprës e ndërkohë pritet një autobiografi post-mortem e dhelprës që do të qartësojë më shumë historinë me një version tjetër të së vërtetës.
Kreshnik “Nik” Shpella

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi