Angli, kapet dhelpra gjigande
Tue 4 Jan 2011 - 18:18
Një dhelpër shumë e madhe është vrarë në Maidstone, Angli.
Dhelpra kishte përmasat e një fëmije 7-vjeçar. Peshonte rreth 12 kg dhe ishte 1.2 metra e gjatë.
Zoologët kanë lëshuar alarmin: dhelprat në periferitë britanike po bëhen gjithmonë e më të mëdha dhe agresive duke u ushqyer me mbetjet e atyre që hanë njerëzit.
Keith Talbot, veterineri që zuri dhe vrau dhelprën, u shpreh: “E pashë që ishte e madhe, por nuk po e kuptoja se në të vërtetë ishte jashtë normales. Ishte dy herë më e madhe se dhelprat e tjera.”
Kafsha është zënë së bashku me një tjetër dhelpër të përmasave normale.
Sipas ‘Sunday Times’, dhelprat urbane në periferitë britanike janë shtuar shumë duke arritur shifrën 34.000.
Verën e kaluar një dhelpër hyri në dhomën e dy foshnjeve të sapolindura duke i sulmuar ato dhe duke i lënë dëmtime të ndjeshme. Binjaket mbijetuan, por që nga ajo ngjarje sulmet e dhelprave u bënë më të shpeshta.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi