Jetë vampirësh në Angli
Sat 16 Apr 2011 - 16:03
Një grup “vampirësh” në Angli mblidhen një herë në muaj për të thithur gjakun e njëri-tjetrit.
Organizuesja e këtyre festave, që
njihet me nofkën Pyretta Blaze, tregon: “Një herë në muaj mblidhemi për
tu ushqyer me gjakun e njëri-tjetrit. Është një eksperiencë e shkëlqyer
sepse më bën të ndihem plot energji.”
“Kemi rreth 3 mijë anëtarë në të gjithë Britaninë e Madhe. Anëtarëve të
rinj i bëhet një test psikologjik nga më të vjetrit e grupit sepse nuk
duam thjesht fëmijë që janë të fiksuar pas vampirëve. Ne e marrim
seriozisht këtë stil jete dhe ritualet që përfshin ai. Këtu njerëzit
vijnë me partnerët e tyre dhe pijnë vetëm gjakun e njëri-tjetrit. Ata që
vijnë vetëm, prezantohen me të tjerë “single”. Gjithçka është e sigurtë
sepse të gjithë i nënshtrohen më parë testeve për sëmundje të
ndryshme”, tregon Pyretta.
“Festat që organizojmë janë shumë private. Ne thithim gjak nga qafa,
gjoksi ose shpatulla. Më të vjetrit të mësojnë se si të kafshosh dhe si
të pish gjakun pa lënë dëmtime”, shton ajo.
Pyretta tregon se ka pirë gjak për herë të parë në moshën 15-vjeçare dhe që atëherë nuk ka ndaluar më.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi