Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Përse çdo ngjarje reale është e lidhur me numrat

prej Thu 29 May 2014 - 1:18
Përse çdo ngjarje reale është e lidhur me numrat Num
Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë veçanërisht negative. Por nga e ka origjinën fama e tij kaq e keqe? Edhe një tjetër kapitull i errët i historisë e pati zanafillën një ditë të premte, 13. Në fillimin e shekullit 14, Filipi IV Mbret i Francës vendosi që Urdhëri i Kalorësve Templarë ishte bërë shumë i fuqishëm. Kështu që firmosi një urdhër arresti i cili duhej të zbatohej në të njëjtën kohë në të gjithë mbretërinë. Të premten, në 13 tetor 1308…

Greqia e lashtë. 2000 vjet më parë. Matematicieni Pitagora mbledh rreth vetësh një grup dishepujsh që po vetë i ka përzgjedhur me shumë kujdes. Të gjithë këta ishin të detyruar që të ruanin një fshehtësi absolute në lidhje më mësimet dhe dijet e komunitetit të tyre. Po si ka mundësi që kërkohej gjithë kjo fshehtësi? Pitagoristët e lidhnin çdo ngjarje të jetës reale me botën e numrave. Prej disa mijëvjeçarësh, edhe studiuesit hebrenj kërkojnë të nxjerrin mësimet e librit të tyre të shenjtë tek domethëniet më të thella të numrave dhe shifrave. Në botën greke dhe në atë hebraike nuk ekzistojnë simbole specifikë për numrat por vetëm gërma, që me raste mund të shërbejnë edhe si numra. Në alfabetin hebre, nëntë gërmat e para përputhen për nëntë numrat e parë, nga 1 në 9. Ndërsa nëntë gërmat pasardhëse shërbejnë për numrat nga 10 në 90 dhe katër të fundit, nga 100 në 400. Fjalët kanë një domethënie preçize, por ato kanë edhe një vlerë numerike sepse janë të përbëra nga një seri numrash Kështu, gërmat e fjalës hebraike për Zot korrespondojnë me numrat 1 + 30 + 5 + 10 + 40 që po t’i mbledhësh bëjnë 86. Kështu, sipas mistikëve, çdo fjalë tjetër që si shumë formon këtë numër, do të ishte e barabartë me fjalën Zot.

Por edhe në Bibël ka mesazhe të kodifikuar numerikisht. Në apokalipsin e Gjonit thuhet: Kush ka qëllime të numërojë numrin e Bishës përderisa ai është numri i njeriut: Dhe numri është 666. Eshtë ky numri me të cilin Gjoni paralajmëron kundër djallit.

Prej gati dy mijë vitesh janë bërë përpjekje për të deshifruar këtë kod misterioz numerik. Numri 666 gjeneron emra të ndryshëm në bazë të çelësit numerik që lidh alfabetin. Sipas tipit të kodit, çdo gërmë e alfabetit i korrespondon një numri të caktuar. Për shembull A = 1, B = 2 e kështu me radhë. Janë të mundura kombinime të pafundme, dhe rezultati është mbresëlënës. Nëse A është 100, B është 101 e kështu me radhë, atëherë emri HITLER (107+108+119+111+104+117) na jep numrin… 666. Por teknikat e përdorura për dekriptimin e numrave dhe kodeve të Biblës kanë zbuluar një gabim në përkthimin e versionit origjinal. Kështu që numri satanik nuk duhet të jetë 666, por 616. Në këtë rast, gjithçka do të duhej që të bëhej nga e para.

Po çfarë na shtyn ne që të kërkojmë një domethënie të fshehur tek numrat? Ndoshta e bëjmë vetëm për të vënë veten në provë? Njeriu ka një aftësi të lindur për të njohur skemat dhe në të njëjtën kohë truri ynë është vazhdimisht në veprim për t’u dhënë një kuptim gjërave që na rrethojnë. Përse numrat ushtrojnë mbi ne një tërheqje magjike, por në të njëjtën kohë edhe na trembin? Ndoshta numrat na tërheqin më shumë për shkak të cilësive të tyre mistike, sepse praktikisht shumë persona thonë se nuk janë në gjendje që t’i kuptojnë. Eshtë e qartë se shumica kanë një raport më të mirë me fjalët, në fund të fundit janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë ato që janë të shkruara. Kur bëhet fjalë për numra dhe përllogaritje, po këta persona ndihen më pak rehat.

Kështu që ekziston një farë droje prej numrave, e cila është e lidhur me cilësitë e tyre mistike. 666 nuk është i vetmi numër të cilit i atribuohen cilësi mistike. Eshtë edhe numri i mistershëm 23. Eshtë numri i Illuminati-t. Cilët ishin këta? Në 1777, Adam Weishaupt, një profesor bavarez i së drejtës kanonike krijoi bashkë me disa studentë të tij urdhërin e fshehtë të Enlightenment, apo Illuminati. Por urdhëri do të ishte jetëshkurtër. Tetë vjet më vonë pati divergjenca të theksuara mendimesh ndërmjet Adam Weishaupt dhe njeriut të dytë më të fuqishëm të organizatës, baroni von Knigge. Në po atë vit, Princi Karl Theodor e shpërbëu shoqërinë e fshehtë dhe Weishauptit iu desh që të arratiset nga Bavaria. Në historinë e shkurtër dhe të fshehtë të Illuminatit dimë vetëm që pjesëtarët i vinin vetvetes pseudonime sekretë. Por sa kohë që pati jetë, organizata nuk pati asnjëherë një lidhje me numrin 23.

Vetëm në vitin 1978, domethënë më shumë se 200 vite më vonë, shkrimtari Robert Wilson e lidhi urdhërin e fshehtë me disa ngjarje të pazakonte dhe me numrin 23 në librin e tij Illuminatus. Cfarë e shtyu që ta bënte këtë gjë? Wilson e ndeshi numrin 23 në një kohë kur takoi shkrimtarin William Baros. Ky i fundit i tregoi për një kapiten me emrin Klark i cili kishte kaluar 23 vite në det, pa pësuar as edhe një incident. Pikërisht në ditën kur përgatitej të festonte vitin e 23-të, anija e tij krejt papritur u fundos. Të gjithë ata që ishin në bord gjetën vdekjen, përfshirë kapitenin. Në po atë natë kur kish marrë lajmin për fundin tragjik të anijes, Baros dëgjoi në radio për një aksident ajror. Avioni që ishte rrëzuar ishte fluturimi numër 23. Dhe jo vetëm kaq. Piloti i avionit kishte të njëjtin mbiemër dhe gradë me njeriun të cilit i ishte besuar anija e fundosur. Kappiteni Klark. Që nga ajo ditë, Baros u magjeps pas incidenteve të çuditshëm, të cilët të gjithë i lidhte numri 23. I gjente praktikisht kudo.

Wilsonit i la kaq shumë mbresa ky rrëfim, saqë ndërfuti në romanin e tij që ishte e duke shkruajtur rrethana misterioze të gjitha të lidhura me numrin 23. Teologjia e tij shumë popullore Illuminatus, i dha shoqërisë së fshehtë famën e rigjetur si dhe zgjoi kuriozitetin e lexuesit në numrin 23. Që nga ajo kohë, sidomos në Shtetet e Bashkuara, të apasionuarit pas teorive konspirative e kanë kthyer numrin 23 në flamurin e tyre, me rezultate me të vërtetë të pabesueshëm.

Shembulli më mbresëlënës por edhe më trazues është sulmi kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe dy kullave të saj binjake. Shuma e numrave që formojnë datën, 9/11/2001 është 23. Sipas teorive të shumta konspirative, një gjë e tillë tregon fuqinë e madhe të këtij numri. Për numerologët, një numër i plotë është numri 12, kaq janë shenjat e zodiakut, që janë aposujt e Jezusit, janë të shumtë elementët që e bëjnë 12-ën një numër të plotë ndërkohë që numri 12 në një kuptim shkon përtej, është një numër pa paqe, domethënë i mallkuar. Dhe sa për frikën që shkakton tek njerëzit e Premtja, dt 13? Eshtë thjeshtë supersticion, apo është me të vërtetë një ditë e mallkuar?

Nju Jork. Shtator 1899. Harry Bliss, një agjent i bursës nuk e dinte që do të ishte njeriu i parë në histori që do të gjente vdekjen në një aksident automobilistik. Aksidenti i parë rrugor që mori një jetë njeriu nuk ndodhi në një ditë dosido. Ishte e premte, 13 shtator. Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë veçanërisht negative. Por nga e ka origjinën fama e tij kaq e keqe? Edhe një tjetër kapitull i errët i historisë e pati zanafillën një ditë të premte, 13. Në fillimin e shekullit 14, Filipi IV Mbret i Francës vendosi që Urdhëri i Kalorësve Templarë ishte bërë shumë i fuqishëm. Kështu që firmosi një urdhër arresti i cili duhej të zbatohej në të njëjtën kohë në të gjithë mbretërinë. Të premten, në 13 tetor 1308, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Urdhërit të Templarëve u arrestuan. Templarët u burgosën të gjithë dhe u torturuan si kriminelë të rëndomtë. Evropa ishte e tronditur nga fati i këtyre kavalierëve të cilët kishin ofruar mbrojtje dhe mbështetje në kryqëzatat në Tokën e Shenjtë. Kjo ditë e errët e historisë së Evropës la një gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive. 13 konsiderohej tashmë një numër ogurzi.

Supersticioni në lidhje me numrin 13 u përhap sidomos në vitin 1927 me rënien e bursës së Berlinit që i parapriu krizës së rëndë të Wall Street në 1929, më e famshme kjo dhe që zhyti në varfëri mijëra persona. Ajo e premte e 13 majit hyri në histori si e Premtja e Zezë.

Por ka edhe të tjera, sepse numri 13 vazhdoi të flasë për veten. Në vitin 1970, astonautët e Apollo XIII i shpëtuan për mrekulli vdekjes së sigurtë. Gjithçka dukej si normale në momentin e nisjes së anijes kozmike, pak pas orës dy të mesditës. Qendra e kontrollit e Houstonit e kishte marrë kontrollin e misionit pikërisht në orën 13.13. Dy ditë më vonë shpërtheu njëra pjesë e modulit të shërbimit. Ishte data 13 prill. Edhe kjo ishte një koincidencë, apo realisht verifikohen vazhdimisht incidente të premten, në datë 13? Por, pasi një numër merr në valencë negative, duhet kohë që të largohet efekti emotiv.

Shembulli më klasik i këtij fenomeni ofrohet prej suastikës, kryqit nazist. Në të gjithë botën ai është shndërruar në sinonim të frikës dhe terrorit. Megjithatë, ai u mor dhe përdor nga nazistët që në fillim pikërisht për shkak të domethënies së tij si yll fatlum. Suastika, që në sanskrinisht do të thotë TE JESH I LUMTUR është në prej simboleve më antikë të njerëzimit. Ai është shfaqur për herë të parë diku rreth 14 mijë vjet më parë. Në kulturën indiane, kryqi i thyer, me cepat të kthyer të gjithë majtas është simbol i jetës dhe i rilindjes. Po përse vallë simboli paqësor i Budës përfundoi në flamujt nazistë?

Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania ishte përfshirë nga një krizë shumë e rëndë. Të ndodhur nën morsën e varfërisë, shumë njerëz iu afruan studiove të artit ezoterik dhe të kulteve të fshehtë, në kërkim të rrënjëve të lashta indo gjermanike. Për këtë arsye, ky simbol i lashtë i lumturisë kishte një tërheqje të fortë tek urdhërat e sapolindur teutonikë. Shoqëria e fshehtë Thule i kryente ritualët e saj të filleses nën shenjën e suastikës. Ata që pranoheshin rishtas, të lidhur dërgoheshin përpara Zotit të madh. Pasi hiqnin fashën prej syve, simboli i parë që u dilte përpara ishte ai i suastikës. Gjatë ceremonisë, ata betoheshin për besnikëri të përjetshme për urdhërin e fshehtë. Dhe betimi kurorëzohej kur Zoti i Madh dhe të gjithë dishepjut e tij bënin me duart e tyre shenjën e suastikës. Shumë prej pjesëtarëve të partisë naziste e kishin prejardhjen pikërisht nga ky urdhër.

Në vitin 1927, kur partia e sapo krijuar ishte në kërkim të një simboli, zgjedhja e tyre ishte suastika. Propozimi u bë nga një dentist, nga një farë Friedrich Kroen. Në projektimin e bërë prej tij, krahët e kryqit ishin të orientuar majtas ashtu sikurse në suastikën budiste.

Për një kryetar partie dhe një agjitator siç ishte Hitleri, ai simbol ishte shumë i lehtë. Ideologjia e tij antibolshevike dhe mbi të gjitha teoritë e tij mbi urrejtjen racore kishin nevojë për një simbol më agresiv. Në atë kohë, Hitleri ishte edhe përgjegjës i zyrës propagandistike të partisë. Kur gjatë njërës prej mbledhjeve u prezantua simboli, ai rrëmbeu mejëherë një laps dhe i bëri disa ndryshime të vegjël por shumë domethënës. Së pari i ndryshoi drejtimin krahëve të kryqit duke i orientuar ata djathats dhe e rrotulloi të gjithë simbolin me 45 gradë duke ia rritur kështu atij efektin e agresivitetit. Megjithatë, nazistët nuk ishin aspak origjinalë në zgjedhjen e simbolit të tyre. Në fakt, mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet për të kuptuar se sa shumë popullaritet gëzonte në popuj të ndryshëm të botës si fatsjellës simboli i suastikës. Ishte i stampuar kudo, që nga fishat e pokerit në Amerikë, deri tek kartolinat kristiane.

Një skuadër kanadeze Hockey e kishte madje edhe në fanelat e ndeshjeve. Por Hitleri e rikrijoi simbolin. Ato shfaqje të mëdha me goxha stil gjatë mbledhjeve të partisë, me fashat e dritës e kështu me radhë linin mbresa të jashtëzakonshme tek masat. Nuk ishte thjeshtë simboli, por mënyra me të cilën ai përdorej nga propaganda. Hitleri ndërtoi një koncept propagande autonom dhe efikas përreth një simboli. Suastika u riprodhua në miliona kopje, në stema, flamuj, shirita, dhe mbi të gjitha në filmimet që kishin një impakt shumë të madh në popull.

Me të gjithë filmimet dhe seritë televizive, suastika u ndërfut me një forcë kaq të madhe si simbol i nazizmit, tek të gjithë brezat saqë nuk mundet askush as ta imagjinojë shkëputjen e këtij simboli nga ai kontekst.

Për dy miijë vite, simbolet kanë qenë të lidhur me emocionet. Simbolet, si gjuhë e shpirtit, fshehin edhe sot e kësaj dite kuptime të panumërt. opozita.


Përse çdo ngjarje reale është e lidhur me numrat Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi