Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë Empty Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë

Sat 31 May 2014 - 23:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë 32D9DE27ED7A27E20C16E2039BD920AD
Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë pengon gratë të vendosin lirshëm për trupin dhe jetën e tyre, shkel të drejtën e privatësisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale mjekësore.

Sektori joqeveritar sërish ka ngritur zërin kundër kësaj zgjidhje ligjore. OJQ Mitra mbajti sot në Shkup një manifestim me filma dokumentar dhe foto galeri ne lidhje me abortin

Sipas anëtareve të OJQ Mitra, ndryshimet e fundit të ligjit jo që nuk do të kontribuojnë në uljen e numrit të aborteve, por edhe do ti bëjë joligjore dhe fatale për gratë.

Anëtaret e kësaj OJQ vëndosën një skulpturë të gruas në parkun e qytetit të Shkupit.opozita.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë Empty Re: Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë

Sat 31 May 2014 - 23:50
Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë B5DFE4F29DF7EBBEF7DB33A4AFE94073
Të nxitur nga miratimi jotransparent i ligjit për abort, shumë organizata të vendit së bashku kanë themeluar një platformë për qasje më të lehtë tek aborti legal “Mitra”.

Kristina Lelovac theksoi se “Mitra” është në kuadër të iniciativës “ Trupi im-zgjedhja ime” dhe ka për qëllim që ti tregojë qeverisë për shkeljen e të drejtave të njeriut me miratimin e ligjit të ri për ndërprerje të shtatzënisë.

“Mitra” do të punojë në njohjen e publikut më të gjerë me pasojat me miratimin e këtij ligji dhe njëherit do të angazhohet në kyçje aktive të qytetarëve në aksionin për qasje të lirë dhe legale për abort.

Iniciativa “Trupi im-Zgjedhja ime!” është përkrahur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.portalb.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë Empty Re: Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë

Sat 31 May 2014 - 23:52
HERA kërkon nga radiodifuzioni ta ndaloj reklamën për abortin
Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë 0A705BF636937E0BBFE5178F5FF7339E
Nuk respektohet vendimi i Këshillit për Radiodifuzion lidhur me reklamën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në të cilin aborti cilësohet si vrasje, reagojnë nga HERA.

Ata kërkojnë që këshilli të diskutojë sërisht dhe të merr vendim me të cilin do të tërhiqet tërësisht reklama për emetim të mëtejshëm.

Sipas vendimit të radiodifuzionit reklama duheshte të emetohet në periudhë prej 00:00 deri 05:00 ndërsa që të emetohet edhe në periudha të tjera reklama duhet të përpunohet.

Reklama e cila para disa ditëve po emetohet në servisin public dhe disa televizione private shkon në formë të përpunuar, ku në pjesën kur mjeku i drejtohet një perosni “urime sapo keni vrarë një fëmijë të shëndoshë” është ndryshuar dhe poshtë fotografisë paraqitet një shkrim ku thotë: i ensuruar nga Këshilli për Radiodifuzion”.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë Empty Re: Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë

Sun 1 Jun 2014 - 0:07
Ka te drejt cdo kush ne tupin e vet cfare te doje te beje...!
Sponsored content

Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë Empty Re: Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, fatal për gratë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi